Vizitoni Shalën e Bajgorës, shihni bukuritë e saj

Hapësirë malore, me shumë fusha e përshtatshme për hiking dhe për të kaluar kohë së bashku më familjarët e juaj për një piknik që do të ju relaksonte bukur mirë, e keni Shalën e Bajgorës. Shala e Bajgorës, është ndër rajonet më piktoreske të Kosovës, ku kapë një pjesë të fshatrave të Vushtrrisë, Mitrovicës, Zveçanit dhe Leposaviqit. Kohëve të fundit, po vërehet fluksi i natyrëdashësve për ta vizituar këtë pjesë e për të kaluar kohë në natyrën që ka ditur vetëm Zoti të krijojë.

Temperaturat në Shalën e Bajgorës varësisht nga stinët janë jo aq të larta dhe sillen mesatarisht gjatë vitit 4 – 8° celsius, në stinën e verës reth 15°celcius, në stinën e vjeshtës rreth 10°celcius, në stinën e dimrit rreth -6°celsius dhe në stinën e pranverës reth 8 – 9°celcius. ​​​​​​​Bjeshkët e Shalës së Bajgorës, janë mjaftë të pasura me shtigje ideale për skijim në borë. Funksionon edhe Qendra Skitare “Shala e Bajgorës” në Bajgorë. Në këtë trevë të Bajgorës janë ngritur dy skilifta me gjatësi 200 dhe 500 metra si dhe është vend shumë i përshtatshëm edhe për trajnime të sporteve të ndryshme.

Shala e Bajgorës, është trevë malore që shtrihet mes luginës së Ibrit dhe Llapit në rrëzat e Kopaonikut. Emri Shalë e Bajgorës, ka mbetur nga fisi Shalë dhe fshati qendror Bajgorë, pasi vendbanimi Bajgorë është territorialisht vendbanimi më i madh i kësaj treve. Kjo hapësirë malore gjendet, rreth minierës së Stantërgut, ku nxirret xehja e plumbit dhe e zinkut. Kjo trevë përbëhet prej disa fshatrave malore, të populluara vetëm me popullsis shqiptare dhe e cila merret mexehtari dhe blegtori. Shala e Bajgores është pjesë e Kosovës së Veriut, pranë së cilës ndodhet edhe Miniera e Trepçës.

Shala e Bajgores kufizohet me Mitrovicën, Vushtrrinë, Zveçanin, Kastriotin e Besianën ndërsa në pjesën veriore kufizohet me Serbinë. Ka pasuri të mëdha natyrore dhe bujqësore, duke përfshirë arin, argjendin, bronzin, aluminin, bakrin dhe hekurin.

Discussion about this post

Related Posts