Qarku Dibër shtrihet ne verilindje të Shqiperisë. Është një nga 12 qarqet e Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej 2.586 km². Qarku i Dibrës përfshin rrethin e Dibrës, rrethin e Bulqizës dhe rrethin e Matit. Qendra e Qarkut të Dibrës ndodhet në qytetin e Peshkopisë. Qarku i Dibrës kufizohet në lindje me Maqedoninë.E gjithë zona është malore dhe përfshin rajonin historik të Dibrës së Vogël. Qarku kufizohet në veri me Qarkun e Kukësit, në perëndim me Qarkun e Tiranës dhe me Qarkun e Durrësit, në Veriperëndim me Qarkun e Lezhës dhe në Jug me Qarkun e Elbasanit. Qarku i Dibrës ka një popullsi prej 125,579 (2017) banorë.

No Content Available

Biznese