Trip to Albaniaështë kompani e themeluar në Kosovë, në vitin 2021. Mbi këtë emër dhe për këtë veprimtari është punuar në mënyra të ndryshme për vite e vite me radhë, deri në ditën kur e gjithë puna, e kontaktet e krijuara, të regjistroheshin si biznes.

Mision i yni, e edhe i biznesit, ka qenë dhe është të promovohet gjithçka shqiptare, nisur nga tradita, historia, monumentet, veshjet, ushqimet e deri tek turizmi, me fjalë të tjera të bëhemi një burim i saktë informacioni për të gjithë turistët e huaj e të vendit, pse jo edhe vet popullit tonë, për të mësuar më shumë për ato se çfarë ofrojmë dhe çfarë na karakterizojnë.

Është punuar dhe punohet ngushtë, rregullisht me media vendore, të rajonit e edhe ndërkombetare, për të plasuar materialet tona gjithandej. Kemi ngritur një web faqe, në të cilën edhe po lexoni këtë artikull, e cila është punuar ashtuqë të mund të transformohet në një platformë turistike, me mundësi të plota, për nevojat e secilit vizitor.

Për vite me radhë, kemi angazhuar gazetarë në terren, të cilët vazhdimisht kanë shkruar dhe po shkruajnë, artikuj për ndodhi, fenomene e gjithë çfarë na karakterizon. Përveç gazetarëve, ekipa tona teknike-zhvilluese, përveç të stacionuar në Prishtinë e Tiranë, janë edhe në terren gjithë kohës, duke bërë punën e tyre në digjitalizimin e operatorëve turistik. Është punuar dhe po punohet vazhdimisht, deri në qëllimin kryesor që i kemi vënë vehtes, ofrimi i një platforme të plotë të turizmit, për të gjithë botën, për sa i përket Shqipërisë.

Në vitin 2023, përveç materialeve e punëve të tjera, kemi filluar edhe një listim të të gjitha bizneseve, që ofrojnë shërbime e produkte për çdo vizitorë potencial të Shqipërisë, në cilëndo periudhë të vitit. Po punojmë dhe do të punojmë fuqishëm edhe në plasimin e materialeve tona nëpër të gjitha rrjetet sociale, për të dërguar kështu, gjithë punën tonë dhe bashkëpunëtorët tanë, para syve të të gjithë vizitorëve tanë, të cilët dita ditës po rriten vazhdimisht.
Nëse ju biznese nuk jeni kontaktuar ose vizituar akoma nga ekipet tona në terren, për bashkëpunimet e mundshme me platformën tonë, ndjehuni të lirë të na kontaktoni për një bashkëpunim, pse jo edhe një konsultë profesionale të marketingut e promovimit.

Përveç listimit të biznesit tuaj në platformën tonë, ju mund të gjeni tek ne edhe shumë forma të bashkëpunimit, që lidhen drejt për së drejti me promovimin tuaj dhe të shërbimeve tuaja, para të gjithë vizitorëve tonë. Për forma të tjera të bashkëpunimit, do të njoftoheni nga agjentët tonë, që mund t’i takoni gjithandej, por edhe mund të vendosni kontakt me ta në adresat në fund të këtij artikulli.
Për ju vizitorë të tjerë të platformës sonë, vazhdoni informohuni për gjithë çfarë ofron Shqipëria, sepse ky është vendi i duhur, ku sot mund të informoheni, ndërsa nesër mund të merrni të gjitha shërbimet tuaja të nevojshme, që lidhen me turizmin.
Ekipi ynë i gjerë i agjenteve të shitjes, plotësohet nga ekipe zhvilluese, njohës të mirë të marketingut, rrjeteve sociale, dizajnerë, fotografë, video filmues, e udhëhiqet nga njerëz me përvojë shumëvjeçare në marketing, marrëdhënie me publikun dhe media.

Ju inkurajojmë të gjithëve, për bashkëpunim, duke u zotuar para jush që si për pjesën e bashkëpunimit në të bërit biznes, si në pjesën e marrjes se informatave lidhur me të gjitha temat që ofrojmë, jeni në vendin e duhur.

Kontakt:
+383 44 6000 31
+383 49 566 656
[email protected]

Na kontaktoni: