“Uji i Ftohtë” i Tepelenës, vendpushimi i çdo turisti

Nuk besoj që nese keni kaluar ndonjëherë në këtë zonë dhe mos të keni ndaluar apo të mos këni parë e dëgjuar për “Ujin e ftohtë” në Tepelenë.
Vetëm 4 km larg qytetit të Tepelenës, është një nga zonat me peisazhin më të veçantë, me burime të shumta uji të pastër dhe të ftohtë, prej nga ka marrë edhe emrin.
Në këto ditë të nxehta vere ky destinacion është kthyer në një pikë mjaft të frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj. Burimet natyrore prej më shumë se 250 vjetësh rrjedhin në këtë hidromonument që gjendet në të majtë të aksit Tepelenë -Gjirokastër, pak pas degëzimit që të çon në Përmet. Zhurma e ujit, bimësia e dendur e kanë kthyer këtë vend në një stacion pushimi tepër të dëshiruar, jo vetëm për udhëtarët por edhe për turistët që vijnë nga larg.Falë pasurisë nëntokësore të kësaj zone, në Ujin e Ftohtë marrin jetë dhjetëra burime të kristalta, të cilët “ushqejnë” rrjedhën e lumit Vjosë.

Lumi Vjosa tek Uji i Ftohtë është mjaft i frekuentuar nga banorët e zonës por edhe pushues. Madje në ujërat e tij gjendet lehtësisht edhe peshku troftë. Shpati ku del burimi është i veshur me bimësi natyrore të dushkut dhe shkurreve.

 

 

Restorantet në të majtë të këtij asksi janë ndalesë e çdo e kalimtari ku në prani të burimeve të freskëta që ndodhen në to udhëtarët shijojnë edhe gatimet e zonës së Tepelenës ku kryeson produkti i mishit.
Bimësia e pasur e Parkut Natyror, e bën zonën piktoreske një nga më të veçantat duke lënë padyshim mbresa tek çdo pushues si dhe tek qytetarët e Tepelenës, Gjirokastrës dhe zonave përreth që dëshirojnë të shijojnë një fundjavë ndryshe nën mrekullinë e natyrës së Ujit të Ftohtë.

Duke pasur edhe statusin Monument Natyre, kjo pikë mbetet e vizituar në të 4 stinët. I ndodhur në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër, Uji i Ftohtë Tepelenë vijon të mbetet një ndër destinacionet më të vizituara në jugun e Shqipërisë.

Discussion about this post

Related Posts