Nuk ka nevoje për shumë fjalë për të përshkruar bukurinë dhe arkitekturën tradicionale të një fshati të vogël me rrugica të shtruara me kalldrëm siç është Lukova. Ndryshe nga shumica e qyteteve në Shqipërinë jugore, nuk ka asnjë shenjë të arkitekturës moderne në fshatin e vogël. Vendasit bëjnë çmos për të ruajtur stilin e tyre tradicional të ndërtimit. Rrugicat e vogla janë të mbuluara me lule shumëngjyreshe pothuaj gjatë gjithë vitit.
Duke qene se është karakteristike e klimës mesdhetare e gjithë krahinës së Himarës, as në këtë fshat nuk mungojnë ullinjtë dhe agrumet. Traditat, kulturat dhe zakonet e këtij fshati ruhen akoma nga muzika, vallet, veshja dhe gatimet e shijshme tradicionale.
Afërsia me qyetin e Sarandës e favorizon këtë fshat për kontakte dhe qarkullim.
Plazhet e Lukovës (i Bunecit dhe i Shpellave) janë nga plazhet më të famshme në Rivierën e Shqiperisë, që shtrihen se një rrip të shkëlqyer me shkembinj të bardhë, disa kilometra të gjatë, të mbuluara nga uji i thellë blu. Plazhi I Bunecit është i qetë dhe disi i pazakontë. Me bregun me guralecë të bardhë , ndahet nga nje përrua, që zbret nga malet e larta. Perëndimi duket i mrekullueshëm prej plazhit të Bunecit dhe plazhi është nje alternative e mirë për ata që kërkojnë rehati pasi përveç pak hoteleve nuk ka zhurma nga klubet e natës.
Rrënjët e Lukovës janë të thella dhe I përkasin periudhës së mesjetes. Në këtë fshat të krishtere (si të gjithë fshatrat e tjerë) ekziston mundësia për të vizituar 3 kishat më të bukura të jugut. Njera prej tyre është kisha e Shënepremtes me stil dhe arkitekture veçante.
Nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes fshatin Piqeras, pjesë e ish Komunës së Lsëukovës, i shtruar i gjithi me pllaka betoni, deri te ”Guri i Sallakut”, ku dikur kuvendonin burrat. Pllakat e gurit gjenden edhe në shkallarët anësorë, me kangjella hekuri e aty-ketu edhe me pemë dekorative, duke ruajtur edhe ullirin shekullor të kishës, Piqerasi, fiton nje vlere të re bashkëkohore.
Discussion about this post