Zbuloni misteret e Dhërmiut, fshatit mes argëtimit të shfrenuar, arkitekturës e natyrës mbresëlënëse

Dhërmiu është një nga destinacionet më të rëndësishme dhe më të frekuentuara të plazheve shqiptare.

 

Ujrat e pastër kristalore, plazhet e izoluara, sportet ujore e bëjnë atë një nga plazhet me të preferuara të të rinjve.

 

Plazhet e ndryshme që janë pjesë e Dhërmiut janë Jaliksari, Shkambo dhe Gjipea. Në të dalë të Gjipese rrjedh një përrua që ka krijuar një kanion rreth 70 metra të thellë.

 

Plazhi i Gjipesë është një nga më të preferuarit e turistëve për shkak të natyres së tij të mrekullueshme dhe numrit të vegjël të plazheve që ndodhen rreth tij.Dhërmiu gjithashtu përmendet që nga periudha e antikitetit dhe ka përjetuar të njëjtat luftra e mesymje si e gjithë krahina.

 

Ky fshat njihet edhe si vendlindja e një prej shkrimtareve më të mirë shqiptare, Petro Marko, shtëpia e të cilit ruhet si monument kulture dhe busti i tij është simbol i këtij vendi. I quajtur ndryshe si fshati i 30 kishave, Dhërmiu nuk ofron vetëm turizëm bregdetar, por edhe një interes kulturor për tu njohur me historinë e këtyre objekteve.

 

Në majën e këtij fshati ndodhet Manastiri i Shën Mërisë, si kapele e bardhë që qëndron mbi krye. Me një arkitekture të veçantë, me piktura murale e afreske që i kanë mbijetuar kohës të duket sikur komunikon në heshtje gjithë historinë e tij.

 

Përveç këtij Manastiri, disa nga më të  njohurit janë: Manastiri i Pangjisë, i Shën  Theodhorit, Manastiri i Stavridhit, Kisha e Shën Stefanit, Kisha e Shën Mitrit dhe e Shën Harallambit.

 

Të gjitha këto objekte  dëshmojnë përkushtimin e këtyre banorëve ndaj besimit ortodoks dhe janë burim i përcjelljës i kulturës dhe fesë ndër shekuj.

Discussion about this post

Related Posts