Zbuloni ” Çajupin” se Gjirokastrës

Në njësinë administrative të Lunxhërisë, Gjirokastër ndodhet mali i Cajupit, një pllajë në lartësinë 1536 m mbi nivelin e detit. Është e gjatë 900 m, e gjerë 500m .Për të shkuar më këmbë nga Gjirokastra duhen në ecje e sipër rreth 3 orë të ngadalta në shoqërinë e natyrës dhe ajrit të pastēr që krijojnë kodrinat që sa vijnë e ngrihen në male të zhveshura.

 

Ndërsa me makinë rruga për në malin e Çajupit tashmë është e asfaltuar dhe zgjat rreth 30 minuta ku të fton për një destiancion ku mushkëritë zgjerohen, sytë dorëzohen harmonisë së natyrës.Turistët sa ikin kanë dëshirë të rikthehen përsëri të dashuruar me vendin.

 

Një detinacion për turizëm malor që mund të kalohet edhe hipur në kuaj.Gjatë 4 stinëve era është prezent aty , por askush nuk sëmuret ,të sëmurët shërohen nga burimet e sidomos nga ai i Bratit që mendohet se ka shëruar nga njerëzit nga turbekulozi.Turistët e huaj apo edhe vendas e vizitojnë këtë pikë madje duke fjetur në cadra apo edhe në ambient të pastër pasi aty rilind nga ajri i pastër.

 

Shumica vendosin të shkojnë të organizuar me ushqime me vete duke i gatur aty në zjarr. Vitet e fundit kësaj pike i kanë dhënë jetë edhe bujtimet e ngritura aty me ambiente tepër clodhëse dhe me ushqim bio ku kryefjala është mishi i qengjit në hell si dhe produktet e bulmetit të prodhuara në vend.

 

Kush e viziton njëherë malin e Cajupit një gjë është e sigurtë jo vetëm që ia sygjeron miqëve por edhe rikthehet sërish .

Discussion about this post

Related Posts