Të gjithë të dashuruarit me detin, do të ndiheshin si në parajse në bregdetin që ofron Vunoi. Në këtë vend gjenden plazhe me rërë të bardhë, shkëmbinj të vegjël të rrumbullaket, formacione të mëdha shkëmbore, kanione dhe madje edhe shpella ku piratet përdorën për të fshehur thesaret e tyre.
Disa nga këto plazhe janë të mëdha dhe disa janë të vogla, disa kanë rrugë por disa mund të arrihen vetëm me varkë ose kanoe.
Plazhi me i famshëm i këtij fshati është ai i Jalit. Gjendet vetëm 5 km larg fshatit, duke kaluar nëpër një rrugë që përshkon plantacionet e ullinjve dhe të çon drejt në plazh. Adhuruesit e natyrës dhe të aventurës e kane zgjedhur si vendin më të preferuar të kampingjeve.
Por ky plazh është edhe destinacioni i të rinjve që dashurojne festat, shoqerinë dhe muzikën për shkak të klubeve dhe pube-ve që ndodhen në këtë plazh.
Historia e këtij fshati është e vjeter, madje thuhet se ka ekzistuar që në periudhen e bronxit (shek VIII p.e.r). Në kadastrat turke Vunoi quhej “Vune” për shkak të vendosjes së shtëpive mbi njëra-tjetrën.
Ashtu si në çdo fshat të Himarës, edhe në Vuno gjenden disa nga objektet e kultit nga më të veçantat për shkak të arkitekturës dhe historisë së tyre.
Kishat më të njohura midis ullishtave shekullore janë:
Kisha e Shën Spiridhonit,
Kisha e Shën Mëhillit,
Kisha e Shën Marisë Mesodhisë,
Kisha e Shën Sotirës.
Në listën e monumenteve të kulturës së këtij fshati janë edhe Bokërimat e Vunoit (Gjeomonument në reliev kodrinor të zhveshura dhe të thata, të cilat tek – tuk skuqen nga shqopa që përthyhet me maret e gjelbra e me lule të bardha të mbledhura vile ) si dhe Qiparisi i Këmbanorës së Kishes se Vunoit (Pema Selvi).
Discussion about this post