Vizitoni Lekbibaj, në zemër të Tropojës

Nëse e keni vizituar ndonjëherë veriun me siguri keni dëgjuar për Lekbibaj, fshatin i cili tashmë ka vendosur të gjitha kapacitete dhe resurset në shërbim të  turistëve vendas dhe të huaj që vizitojnë Tropojën. Destinacioni nuk është aq i njohur sa Valbona, Lumi i Shalës, por është një pjesë e xhevahirit të fshatrave të fshëhur të asaj treve që nis me Lekbibaj dhe përfundon në Nikaj – Mërtur.

Lekbibaj  ka nisur të frekuentohet vitet e fundit nga të huaj, të cilët e kanë kthyer në një destinacion kaq shumë të preferuar për këdo që dashuron natyrën dhe alpet e Shqipërisë. Arsyet janë të shumta! Fshati shtrihet në një pozitë tejet të favorshme gjeografike, përballë Liqenit të Komanit ndërsa rrethohet nga bjeshkët e larta.

Mungesa e infrastrukturës, shpesh edhe asaj bazikes duket se nuk i ka penguar turistët të rendin drejt tij për të zbuluar magjinë e fshehur të fshtrave të vegjël e bujar të veriut të Shqipërisë. Por, as vendasit ta shohin të ardhmen drejt turizmit. Ndaj nuk është çudi që kur ta vizitoni Lekbibaj, të mësoni se një pjesë e rrugës është shtruar vullnetarisht nga banorët e zonës të cilët kanë përshtatur edhe ambjentet për frekuentim turistik.

Afërsia me Komanin, Fierzën e bëjnë edhe më të veçantë, shtrihet përballë Liqenit të Komanit, ndërsa në të majtë të fshatit gjarpërson lumi i Currajve, i cili në fund të fshatit derdhet në liqenin e Komanit. Mbrapa dhe anash fshatit shtrihen bjeshkët e larta, të cilat ofrojnë një pamje tejet përrallore. Të qenit në një pozitë, të tillë, në afërsi të liqenit dhe lumit, me një pamje spektakolare lartë nga fshati, Lekbibaj ka nisur të bëhet një zonë e lakmueshme për turistët, e në veçanti për turistët e huaj.

Destinacioni marketohet  si pjesë e guidave turistike në Kosovë, ku ju mund të shkoni me makinat tuaja të llojit jeep, ose mund t’uj shoqërojnë banorët e asaj ane me furgona të përdorura si transport publik. Lekbibajn mund ta vizitoni kryesisht gjatë muajve të pranverës dhe verës, ju mund të zgjidhni të akomodoheni në një bujtinë apo guesthouse, të cilat janë shtuar sëfundmi në zonë. Këto njësi shërbimi administrohen kryesisht nga banorët e zonës, të cilët shquhen për bujari e mikpritje, besë e kanun.

Pavarësisht nëse keni vendosur të qëndroni në një bujtinë të ngrohtë apo në camping, aktivitetet që mund të ushtroni aty janë të shumëllojshmë, duke nisur nga ecja malore, zhytjet në  lumin Curraj, peshkimi, shetitja me varka etj. Banorët e fshatit, janë tejet bujarë dhe mikpritës dhe ofrojnë të gjitha kapacitetet e veta në shërbim të turizmit.

Në rrugëtimin tonë, takuam Arturo Alilaj, njëri nga të rinjë e fshatit, i cili krahas profesionit të tij si infermier, bashkë me familjarët e tij dhe bashkëfshatarët po angazhohen maksimalisht për krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Ai, përpos shtëpisë së tij dhe vendit për kamping ofron për turistët edhe transport dhe shetitje me varka, jo vetëm për në drejtim të Lekbibaj por edhe në destinacione tjera përgjatë tërë liqenit të Komanit dhe lumit të Shalës.

Discussion about this post

Related Posts