“Triptoalbania.al” promovon turizmin në trevat shqiptare

Në epokën e digjitalizimit, ofertat turistike po shfletohen në internet, në mënyrë që vizitorët mund të njihen në detaje për atë se ku mund ti kalojnë pushimet dhe jo vetëm.

Ata mund të eksplorojnë  historinë e vendeve shqipfolëse në mënyrë që të dijnë më shumë, të njohin traditën e tyre, zakonet dhe të mund të shijojnë  kuzhinën tradicionale e kështu me radhë.

Të gjitha këto, tashmë e kanë një adresë, “Triptoalbania.al”,  kjo platformë është platforma e vetme online që merret ekskluzivisht vetëm me promovimin e turizmit në trevat shqiptare, me moto “Knoë me” dhe “Taste me”. Ku synohet që të tërheqin shumë vizitorë në trevat dhe jo vetëm shqipfolësit, por edhe vizitorë të huaj.

Trevat shqiptare kanë poteciale të panumërta për t’u shndërruar në një destinacion turistik tërheqës për turistët, siç janë bukuritë natyrore, trashëgimia kulturore edhe mikpritja.

Një tur nëpër bregdetin e Shqipërisë dhe të Ulqinit, për promovimin sa më të mirë të turizmit, platforma “Triptoalbania.al”, ka bashkëpunuar me mbi 30 media te Republikës së Kosovës duke zhvilluar media turet në Shqipëri e Mal të Zi.

Fillimisht, organizimi i parë u bë në Lezhë, ku  vizituan Shëngjinin e shumë pika të tjera me interes për vizitorët .

Konferenca për mediat, bashkia Lezhë

Ekipi nën organizimin e Triptoalbania.al u prit nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, cili shprehi mirënohëje për kosovarët që sipas tij e shpëtuan turizmin në kohë pandemie.

 

Pjerin Ndreu kryetari i Bashkisë së Lezhës Azem Bujupi, Dr.Executiv ” Trip To Albania.al”

“Duke pasur parasysh vitin e kaluar dhe pandeminë, kosovarët e ndihmuan këtë vend duke kryer pushimet në bregdetin shqiptar”, thotë ai.

Lezha, po tërheqë vizitorët duke filluar nga vendi i besëlidhjes së parë shqipëtare që u pri nga Heroi Kombëtar.

Aty ku zë vend varri i Skenderbeut , mbetet epiqendra kulturore në rajonin e Lezhës.

Trashëgëmia në këtë vend është një aset i jashtëzakonshëm që mund të shfrytëzohet maksimalisht për tërheqjen e vizitorëve të huaj jo vetëm të shqipfolsëve.

Të gjithë së bashku, vizituan muzeun etnografik të Lezhës ku patën rastin të shohin kostumografinë e zonave të atij vendi, e të zbulojnë të panjohura  historike.

Ky muze, prezanton gjithcka origjinale nga e kaluara si arkeologji, armë, mjete nga jeta e përditshme dhe kostume të vjetra popullore.

Paulin Zefi, drejtor i Muzeut Etnografik:” Cdo objekt këtu është origjinal, duke nisur nga objektet metalike  e deri te veshjet ku të gjitha janë  objekte origjinale.

Në zonën e Lezhës, nga plazhet më tërheqëse mbetet të jetë Rëna e Hedhun, ku gërshetimi i detitit dhe malit bëhet më atraktiv dhe më i dëshirueshëm për pushuesit.

Renaldo Xhani, drejtori i turizmit në Bashkinë e Lezhës, thotë se Rëna e Hedhur është plazhë pranë bregdetit që mbrohet në kategorinë e tretë monument natyre.

“Rana e Hedhur është një proces natyror që është formuar nga lëvizja e erës, ka shpatin e malit të rrencit dhe sasia e bollshme e rënës e marrë nga era dhe është depozituar pranë malit të rrencit”, thotë ai.

Azem Bujupi, ideatori i krijimit të platformës online “Triptoalbania.al”, ka filluar më Lezhën, duke vizituar të gjitha trevat shqiptare për të promovuar turizmin, vlerat historike të tyre, kuzhinen tradicionale etj.

 

Azem Bujupi, Dr.Executiv ” Trip To Albania.al”

“Triptoalbania.al, është një platformë që ka gjetur mbështetje të pakontestueshme në nivel nacional në Republikën e Shqipërisë.”-tha Bujupi.

Sic thotë ai, është një platformë gjithëpërfshirëse sa i përket promovimit të turizmit.Në kuadër të kësaj platforme ka të bëjë edhe me aplikacionin që kryesisht ju dedikohet turistëve të huaj që vijnë në Republikën e Shqipërisë, ku mediat të arrijnë të promovojnë vlerat e shqiptarëve dhe vendeve shqipëfolse,  kush janë në të vërtetë ata, duke mos u lënë hapësirë të tjerëve ti prezantojnë shqiptarët.

Në fund, përfaqësues te operatorëve turistik të Lezhës, u takuan me përfaqësues të Triptoalbania.al për të parë nga afër mundësinë e bashkëpunimit.

Pas turit në Lezhë dhe Shëngjin, Triptoalbania.al, ka organizuar po të njejtin tur në Ulqinin e Malit të Zi, ku bënë dhe hapjen e sezonit veror 2021.

Pas turit tre ditor në bregdetin shqiptar të Shëngjinit, “Triptoalbania.al”, menjëherë ka organizuar edhe një tur tjetër në bregdetin e Ulqinit, atje gazetarët Kosovar të mediave të ndryshme në vendin tonë, kanë pasur mundësinë të vizitojnë Kalanë e Ulqinit dhe pastaj, duke parë nga afër degustimin e ushqimeve tradicionale Ulqinake dhe duke i shijuar ato.

 

Si dhe më pas në fund, u takuan me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Aleksander Daboviq, ku ai u tregoi se Ulqini është gati për ti pritur mysafirët nga Kosova.

“Ju uroj mirësearedhje në Ulqinin tuaj. Në këtë vend të vogël dhe me mikpritje të madhe. Me bregdet të mrekullueshëm dhe natyrë të rrallë. Ju jeni mysafirë të parë që vini në Ulqin”, thotë Dobaviq, duke i konsideruar si ambasadorë gazetarët Kosovar.

Kurse, Azem Bujupi, përfaqësues nga “Triptoalbania.al”, ka thënë gjatë kësaj vizite në Ulqin, se qëllimi i pltaformës së Triptoalbania.al, nuk është vetëm promovimi I vijës bregdetare, por qëllimi I promomvimit të turizmit malor në Republiukën e Kosovës.

“Jemi në bashkëbisedim me institucionet përkatëse që të organizojmë turë të nxënësve në drfetjim të Kosovës pot ë njejtën ta zhvillojmë edhe drejtë vendeve shqipëfolëse”, thotë ai.Turi nuk përfundon me kaq, gazetarët nga Kosova, marin rrugën për në brigjet e detit Adriatik.

 

Aty, gazetarët u pritën nga përfaqësues të Bashkisë së Durrësit dhe pronari i Hotelit Harmonia As, Muhamed Kurmeni, ku u mbajtë një konferencë për të prezantuar ofertat e kësaj vere.

Pas detit Adriatik, vazhduan bashkarisht për në Vlorën e bukur. Aty ku bashkohet Shqipëria në dy dete dhe shqipëtarët në një flamur. Gazetarët nga Kosova dhe stafi i “Triptoalbania.al” u pritën fillimisht nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli në Hotel Kraal. Ku në kuadër të çeljes zyrtare të sezonit turistik prezantoi ofertën e Vlorës.

Leli i konsideroi gazetët promotorët e turizmit,  i cili edhe gjatë sezonit 2021 do të flas kryesisht shqip.

Mediat e Kosovës, ishin të pranishme në ceremoninë zyrtare të çeljes së sezonit veror, në qendrën Historike të Vlorës. Ku prezantohen godinat më të rëndësishme dhe historia e cila i paraprinë ngjarjeve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Një prej atraksioneve më interesante në Vlorë mbetet eksploronin i parkut të vetëm detar që ka Shqipëria,  parkut ujor Karaburun – Sazanit ku gazetarët e njohën në detaje me historinë  e periudhës komuniste dhe natyrën e virgjër.

Azem Bujupi dhe Anka Paparizo, marrëveshja me Bashkinë e Vlorës për Trip to Albania

 

Sazani u përdor nga italianët si bazë ushtarake deri sa komunistët e rimorën. Ishulli që dikur njihej me emrin Saseno, ishte projektuar për t’i bërë rezistencë edhe sulmeve nukleare.Ishull enigmatik, për më shumë se gjysmë shekulli ishte një destinacion i ndaluar. Operacionet ushtarake që kryheshin atje magjepsën publikun gjatë Luftës së Ftohtë. Sot, aty gjenden veç gjurmët e së shkuarës, godina të vjetra e tejet të amortizuara të qytezës dedikuar ushtarakëve, një vend ku sheh arkitekturë të vjetër Italiane dhe godina komuniste në një bashkëjetëse interesante.

 

Turi Karaburun- Sazan, Vlorë

Në kodrat e ishullit gjenden rreth 3 600 bunkerë, disa prej të cilëve kanë krevate dhe karrige.

Interesante ishte vizita në Shpellën e Haxhi Alisë e cila e  ka marre emrin nga  pirati më  i famshëm i periudhës së mësjetës. Ajo konsiderohet shpella më e madhe  në ballkan. Në të mund të shijosh ujra të kristalta e të ftohta,  zhytja është e rekomanduar vetëm për profesionistët, ndaj nëse synoni të vizitoni Vorën konsiderojini këshillat tona.

…..

Të gjitha këto organizime për promovimin e turizmit dhe vlerat e shqiptarëve në vendet shqipfolëse, të organizuara nga “Triptoalbania.al”, e cila do të jetë urë lidhëse në mes këtyre vendeve për promovim të turizmit, do të mbahet edhe seminari I parë “Turizmi dhe Media”, ku të ftuar do të jenë të gjithë mediat Kosovare, ato të SHqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore, dhe akterë të tjerë të lidhur direct me turizmin.

 

No Images found.

Discussion about this post

Related Posts