Të gjitha rrugët të çojnë në Korçë… Pazari i vjetër atraksion turistik i fundjavës

Nëse në Shqipëri do të veçohej një qyteti i cili çdo fundjavë është i mbushur me turistë, atëherë padiskutim do të ishte qyteti i Korçës. Duket në fakt se të gjitha rrugët të çojnë në Korçë, pasi këtu mund të gjeni gjithçka.

Korça e serenatave dhe me Pazarin e Vjetër dhe atraksionet e saj të shumta që ka në fundjavë mbushet plot me vizitorë dhe turistë vendas e të huaj.Madje, nëntori i ngrohtë ka mbushur pazarin e Korçës plot, ku nën shoqërinë e njëri-tjetrit vizitorët shijonin rrezet e diellit dhe pamjen e mrekullueshme të transformimit të këtij pazari, i cili duket sikur je në qendrën e një Parisi të vogël.Pazari i Korçës është vendi ku mund të shijoni, një kafe, çaj bio, gatime tradicionale e mbi të gjitha serenatat e bukura korçare

Por çfarë përfaqeson ky Pazar?

Pazari është objekt me vlera të hershme historike, kulturore dhe artistike. Karakterizohet nga ndërtesa në përgjithësisht një dhe dy katëshe, rrugica të ngushta e një stil ndërtimi që tërheq vëmendjen e vizitorëve. Në shekujt e kaluar pazari ka qenë vendi i shkëmbimeve të tregtarëve që vinin nga Turqia, Greqia, Trieste dhe Venecia.

Ai ka qenë i shquar për hanet e vendosur njëri pas tjetrit ku ia vlen të veçohet Hani i Elbasanit dhe Hani i Manastirit të cilët shërbenin si fjetore për njerëzit që vinin nga jashtë qytetit. Tregu me rreth 1.000 dyqane arriti kulmin e tij gjatë fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX. Në strukturën urbanistike të qytetit, pazari krijonte një ansambël më vete. Të dy pjesët e pazarit që ndaheshin nga lumi lidheshin me ura të drunjta, ndërsa rruga kryesore që vinte nga qyteti, e kalonte lumin mbi një urë të gurtë me qemerë, sipër së cilës ngrihen dyqane. Pazari është djegur tre herë por është ndërtuar sërish.

 

Discussion about this post

Related Posts