“Shtëpia e Gjetheve”, udhëtim në kohën e komunizmit

Vazhdimisht Triptoalbania.al ju prezanton me muzeume të ndryshme të vendit tonë. I tillë është edhe muzeu që do sjellim për ju sot, bëhet fjalë për Shtëpia e Gjetheve.
Shtëpia e Gjetheve është muzeu me intrigues në Shqipëri. Konsiderohet njësoj si selia e STASIT në Gjermaninë Lindore.
Gjethet kanë kuptimin e gjërave të fshehura që publiku nuk i dinte në atë regjim. Gjithë kuriozët që duan të dinë se çfarë fshihet në qendrën famëkeqe të sigurimit të shtetit, e njohur ndryshe si Shtepia e Spiuneve, do të largohen pa fjalë.
I hapur më 23 Maj 2017, ai është muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit. E konceptuar në 9 seksione, Shtëpia me Gjethe përbëhet nga 31 dhoma të lidhura me koherencë mes tyre dhe çdo dhomë ka një funksion të veçantë. Shtëpia e gjetheve u ndërtua në 1931 dhe fillimisht funksiononte si klinikë.
Gjatë luftës së dytë botërore ajo u përdor nga Gestapo si zyre hetimi, dhe pas Luftës së dytë botërore, u përdor nga regjimi komunist i Enver Hoxhes, si seli investimi, por dhe torture per kundërshtaret e regjimit.          Brenda saj do shihni fakte dhe histori të persekutimeve të kundërshtarëve politikë, por dhe histori spiunazhi, pajisje të kohës që përdoreshin për gjithë këto investigime dhe përndjekjeje të vazhdueshme ndaj njerëzve të dyshuar.
Pozicionuar në qendër të Tiranës, përballë Kishës Ortodokse: “Ringjallja e Krishtit” dhe pranë Bankës Kombëtare, ndërtesa që strehoi për pak kohë Gestapon gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore, ka qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret nga viti 1944 – 1991.
Ashtu si vetë historia e Shqipërisë nën diktaturën komuniste, që u instalua me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi pothuajse një gjysmë shekulli, edhe Shtëpia me Gjethe për një kohë të gjatë ka qenë e mbështjellë me gjithfarë legjendash dhe përbënte një të panjohur, një mister.
Pëshpërimat e njerëzve dhe fëshfërimat e gjetheve… Duke hapur dyert e kësaj shtëpie, duke paraqitur veprimtaritë që janë kryer brenda saj dhe shumëçka tjetër të bashkëlidhur, ky muze do të shpalosë njëherësh pamje të shoqërisë shqiptare në kushtet e një regjimi që synonte kontrollin total mbi trupat, mendjet dhe shpirtrat e njerëzve.
Përgjime, kontrolle, spiunime… që kanë sjellë arrestime, internime, tortura, dënime të rënda për shumë e shumë njerëz të pafajshëm… Atyre u kushtohet ky muze…

Discussion about this post

Related Posts