Mbishkrimet ne gjirin e Grames (Gramata)
Gjiri i Gramës në Gadishulli i Karaburunit i njohur si Gjiri i Grammatas , ndodhet ne rreze te shpatit perëndimor, shume te thikte tij në Orikumin e afërt. Gjiri i Grames ka sherbyer si nje vend strehimi per anijet qe gjendeshin ne veshtiresi pergjate ketij bregdeti te rrezikshem ne vështirësitë e motit. Ky gji ka shërbyer fillimisht si zonë e shfrytëzimit të gurit lokal, në gurore të medha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet.
Emri i Gramës është i lidhur në mënyrë të qartë me mbishkrimet e gdhendura që në antikitet, mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në gjirin e Gramës, aty numërohen me shumë se 1500 mbishkrime, mbishkrimet greke janë më të lashta dhe u takojne shekujve të fundit para Krishtit, të pasuara nga disa mbishkrime latine të periudhës perandorake, para se greqishtja mesjetare të ishte mbizotëruese me mbishkrime që në të shumtën e herëve i drejtohen Jezu Krishtit.
Mbishkrimet antike në gjuhën greke u drejtohen Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit, që ishin hyjni pagane shpëtimtare, mbrojtëse të detarëve dhe të anijeve. Formula saktëson se autori i mbishkrimit i kërkon ndihme Dioskurëve për njerëz të ndryshëm, anëtare familjeje, bashkëudhtare, bashkëskllevër etj. Prania e emrave latinë të përkthyer në greqisht flet gjithashtu për lidhjet e ngushta midis dy brigjeve të Adriatikut dhe detit Jon, në atë shkallë sa emrat latinë gjenden edhe tek banorët e bregut lindor. Mbishkrimet mesjetare, të shkruara në greqisht, janë lutje drejtuar Jezu Krishtit, përgjithsisht me formulën ” Senjor, ndihmoje shërbëtorin tënd” . Dokumenti mesjetar më i çuditshëm, i paraqitur nga Henri Daumet, tregon se më 1369, Mbreti i Romakëve Johani i V Paleologu ka ardhur në gjirin e Gramës, gjatë një udhëtimi për në Venedik, i njohur nga deshmitë bashkohëse.
Discussion about this post