Sfinksi i Durrësit, atje ku perëndimi i diellit merr tjetër dimension

Nëse vendosni që të kaloni pushime në qytetin e Durrësit, shëtitja juaj rreth këtij qyteti të vjetër në mënyrë të pashmangshme do t’ju çojë tek Vollga, shëtitorja e bukur e qytetit bregdetar. Një hap i vogël dhe ju menjëherë do të gjendeni në bukurinë ngushëlluese të botës së vjetër dhe do të hyni në një të re të gjallë.

Shëtitorja e Vollgës është gjithmonë plot me turistë. Përgjatë gjithë shëtitores ka lojëra të ndryshme për të rritur e fëmijë, restorante peshku ose ato me kuzhinë italiane, piktorë, muzikantët dhe artizanët në trotuar. Ndërsa arrin shesh në shëtitore, do të vini re një monument i quajtur Sfinks i Durrësit.

Sfinksi, fton qytetarët me format dallgëzuese gjatë ditës e një ndriçim modern gjatë natës, por ajo çka e bën aq tërheqëse këtë monument është shumëllojshmëria e eksperiencave që mund të përftohen në një hapësirë e vetme.

Në Sfinks mund të ulesh në shkallare, të shijosh shkëlqimin e detit, të kundrosh se si kalimtarë të rastit krijojnë lojëra me hije tek sa i kthejnë kurrizin diellit, të lexosh një libër tek sa zërat e të qeshurat e njerëzve përhumben me dallgët.

Format interesante dhe loja e këtij monumenti me detin e dritën e kanë kthyer shumë shpejt në një nga destinacionet më të vizituara e të fotografuara të bregdetit shqiptar. E projektuar nga BOOM Landscape dhe Cityförster, ekpsertë të hapësirave publike dhe ndërthyrjen e tyre me natyrën e qytetin, Sfinksi përbën një prej monumenteve më interesantë në vend.

Në mbrëmje, monumenti kthehet në një hapësirë sa romantike, aq edhe rinore e familjare me biseda që mund të zgjasin me orë të tëra pranë erës e zhurmës së detit. Shëtitorja e Durrësit falë monumenteve e përvojave të ndryshme që ofron, nuk mund të humbet nga asnjë turist që do të njohë shpirtin e vërtetë të qytetit.

 

Discussion about this post

Related Posts