Sazani, Shqipëria komuniste në miniaturë

Sazani u përdor nga italianët si bazë ushtarake deri sa komunistët e rimorën. Ishulli që dikur njihej me emrin Saseno, ishte projektuar për t’i bërë rezistencë edhe sulmeve nukleare. Por, prej disa vitesh Bashkia e Vlorës e ka kthyer  në një pikë tërheqëse për turistët.

I konsideruar Ishulli më i madh i vendit, prej vitesh i paeksploruar Sazani tashme po popullohet nga turistët.

Ai ishte një ishull enigmatik, për më shumë se gjysmë shekulli. Operacionet ushtarake që kryheshin atje magjepsën publikun gjatë Luftës së Ftohtë.

 

Sot, aty gjenden veç gjurmët e së shkuarës, godina të vjetra e tejet të amortizuara të qytezës dedikuar ushtarakëve, i vetmi vend ku sheh lepuj të egër të rendin mes rrugëve, pyje të vegjël dhe arkitekturë të vjetër Italiane. Të harruar, tashmë në pritje të investimeve që mund ti kthejnë pak shkëlqim nga e shkuara. Në kodrat e ishullit gjenden rreth 3 600 bunkerë, disa prej të cilëve kanë krevate dhe karrige.

Nëse viziton Sazanin, ke mundësinë të shohësh tunele dhe llogore nga koha kur ishte bazë ushtarake. Për t’i bërë ballë sulmeve nukleare nga Perëndimi.Ishulli që dikur ishte bazë e 3 mijë trupave ushtarake, në vitin 2010 u shpall park i mbrojtur.Aty pyjet e plazhet nuk mungojnë, nuk ka hapsira të pafund por ka ujra të kthjellta kristali, që mes dallgësh përshpërisin thirrjen për ti eksploruar.Guidat për Sazan, ofrohen tashmë nga grupe guid-operator të liçensuar.Ky ishull është edhe pika e tyre më e fortë për çdo sezon turistik e duket se do ta marketojnë gjatë.Në Sazan, koha ka ndaluar, kjo është unike, po ashtu edhe eksperienca e punes në det e kryesisht me të huaj është unike.

Historik

Grupi i parë i cili preku brigjet e ishullit, ishte stafi i turizmit në bashki që pret turistët, të cilët për të parë ishullin dhe shijuar plazhin duhet të paguajnë 200 lek.

Në shumë pjesë të ishullit ndalohen aparatët fotografik, pasi ende konsiderohet bazë ushtarake, por kjo eksperiencë është unike për të huajt.Agjensitë nga Bosnje Herzergovina e kanë futur parkun detar të karaburun Sazanit për herë të parë në guidat e tyre turistike.

Sazani i është shtuar asamblit të hapsirës turistike që ka qyteti i vlorës dhe gjithë Shqipëria.

 

Në Sazan, mund të shohësh objekte të dëmtuara, të mbetura ashtu siç kanë qënë kur banorët e fundit, ikën që aty. Kanë ruajtur arkitekturën e viteve të diktaturës. Ka godina italiane të ndërtuara në kohën e fashizmit, që përbën një thirrje për të gjithë ata që janë të apasionuar pas arkitekturës. Pavarësishtë se janë të dëmtuara, është baza ushtarake, ose pjesa e molit, natyra fantastike.

Sazani është një destinacion që vlen të vizitohet e këtu turistët janë në një “mendje”.

Parku detar Karaburun Sazan është eksperienca më unike që mund te shijohet këtë verë

 

Discussion about this post

Related Posts