Rehova, fshati që mikpritjen e ka të përhershme

Rehova padyshim që mbetet  një ndër fshatrat më të bukura në zonën e juglindjes. Këtë e dëshmon mësë miri edhe arkitektura dhe pozita gjeografike e saj por jo vetëm. Traditat, kultura pastërtia dhe historia janë të spikatura në këtë fshat dhe këtë e kupton kushdo që e ka vizituar.E ndodhur vetëm dy kilometra larg qytetit të Ersekës përgjatë vitit të fundit Rehova është kthyer në një atraksion të rëndësishëm turistik.

‘Rruga e Portave” në qëndrën historike të fshatit është destinacioni kulturor që kurrsesi nuk duhet humbur nga cdo vizitore që shkon atje. Një atraksion që ruan me fanatizëm gjurmët e traditës  shekullore të Rehovës. Portat e ndërtuara mjeshtërisht nga rehovarët prej shekullit të 20-të dhe ende ruajnë vlerat historike të tyre. Rrugicat e ngushta të fshatit të frymëzojnë dhe të kthejnë shumë pas në histori. Një fshat I ruajtur me përkujdesje të vecantë nga vetë banorët . E përzgjedhur në 100 fshatrat model për vlerat dhe bukuritë që mbart, Rehova pritet të ketë një hov të madh në turizëm pasi këta të fundit janë të shumtë që e vizitojnë. Të huajt janë mysafirët besnikë të fshatit piktoresk. Banorët kanë kthyer shtëpitë e tyre në shtëpi pritëse për turistët të cilët përvec historisë mahniten edhe nga mikëpritja gjë të cilën rehovarët e kanë me bollëk.

Dikur ka qënë nj fshat me shumë banorë ndërsa sot janë të pakët ata që kanë mbetur kryesisht të moshuarit. Kët të fundit mbeten besnikë përjetë dhe kurrsesi nuk pranojnë ta braktisin fshatin e tyre. Një komintet orthodhoks dhe me tradita të vjetra dhe të pasura. Fshati i Rehovës është i njohur në të gjithë vendin për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta, bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme.

Pozita gjeografike I jep një rëndësi më të vecantë. Rehova shtrihet rrëzë malit të Gramozit cka I jep një pamje fantastike sapo syri njihet më të. Turizmi për banorët është kthyer në e ardhur kryesore për banorët. Ata presin turistët në shtëpitë e tyre duke spikatur edhe mikpritjen që I karaktrizon si zonë. Gatimet tradicionale mbeten një vlerë e pacmuar për fshatin piktoresk. Zonjat e Rehovës përgatisin të gjitha zahiret e dimrit e ndërsa në cdo oborr të shtëpivë njëkatëshe syri të sheh vetëm lulë shumëngjyrëshe.

Arkitektura të lë pa fjalë. Të gjitha shtëpitë janë të ndërtuara prej guri dhe banorët vijojnë të  qëndrojnë stoikë përballë mënyrës së ndërtimit. Të shkosh në Rehovë është shumë vështirë të mos ulesh dhe hash ushqim sëbashku me banorët. Të gjithë të mirëpresin në shtëpitë e tyre ku petullat me mjaltë ose djathë  janë qerasja e parë  për mysairët. E më pas zemërgjerësia vazhdon deri sa largohesh nga fshati. Rrllë gjen njerëz si aty. Nuk janë të pasur por shpirtin e kanë të madh. Rehova mbetet dëshmia e qytetërimit në Kolonjë por jo vetëm.

 

Discussion about this post

Related Posts