“Rana e Hedhun”, mrekullia në Shëngjin që ka fituar vëmendjen e turistëve

Vetëm 4 kilometra larg Shëngjinit, ndodhet një plazh që vendasit e tashmë edhe turistët e njohin me emrin “Rana e Hedhun”.

Zona e Ranës së Hedhun në Shëngjin  vitet e fundit po bëhet përherë dhe më i lakmuar nga pushuesit vendas dhe të huaj.

Natyra është treguar bujare me plot fantazi, duke e krijuar këtë vënd si një dorë misterioze, që ka leshuar rërën në mënyrë të shkujdesur.

Prej shum vitësh ishte plazh i virgjër, me një pamje të rrallë mesdhetare. Kohët e fundit Rana e Hedhun ka fituar vëmendjen e mijëra turistëve vëndas dhe të huaj.

Shumë të huaj vendosen tek ky plazh që përveç pamjes dhe natyrës së mirë, afron ushqime të mira me çmime të arsyeshme.

Pamja e saj është mahnitëse, ku bëhen bashkë mali, deti, rëra e pastër dhe kurative. E veçanta e rërës është se ngjitet në lartësi rreth 200 metra në mal.

Turistët gjithmonë kanë kureshtje ndaj zonës në përgjithësi, të cilën e vlerësojnë maksimalisht për atë çfarë ofron dhe sigurisht atë që të mundësohet në këtë plazh që ka nisur vitet e fundit të eksplorohet plotësisht.Kjo zonë ka qene e ndaluar para viteve ‘90 dhe e kufizuar deri 5 vite më pare.

Ky plazh është tërheqje e madhe për vizitorët dhe pushuesit. Specialistët e turizmit kanë folur shpesh herë për të shkuarën e Ranës së Hedhun dhe legjendat e saj. Ata kanë pohuar se “Rana e Hedhun” ka qenë zonë ushtarake dhe prandaj kjo është kryesorja që turizmi në atë zonë nuk është zhvilluar.

Disa e quajnë edhe një histori të mbinatyrshme. Vitet e fundit Rana e Hedhun ka marrë një vëmendje të shtuar pasi janë kryer disa ndërhyrje në infrastrukturë dhe agroturizëm.

Agjencitë turistike e kanë listuar në një prej vendeve me resurs të rëndësishëm për të joshur vendas dhe të huaj.

 

 

Discussion about this post

Related Posts