Parku kombëtar i Butrinitit që prej vitit 2003 është pjesë e listës se Trashëgimisë Botërore të Unescos dhe ndodhet vetëm 18 Km larg Sarandës.
Çdo pushues që viziton jugun e vendit një ndër destinacionet kryesore është ky park kombëtar me vlera të larta monumentale.
Të vizitosh Butrintin çdo turisti do i duhen të paktën disa orë, pasi natyra, historia, antikiteti të mbajnë mbërthyer dhe të shtojnë kuriozitetin për të shkelur në çdo cep të tij.
Shumë pranë hyrjes së tij ndodhet teatri i cili është ndërtuar mbështetur në shpatin e kodrës së Akropulit dhe është i përbërë nga skena dhe auditori ku uleshin njerzit për të parë shfaqe të ndryshme.
Butrinti i cili përmendet në shekullin e VI para Krishtit prej Hetakut, por mendohet që kodra e Butrintit te jetë banuar më pare lindjes se qytetit. Kemi shëtitoren, tempullin, kullën në hyrje të Butrintit që shërbente për kontrollin e kanalit të Vivarit dhe murin e Demes i cili ndante krejt gadishullin e Ksamilit në një tokë të zotëruar nga Butrinti.
Ky mur ka qënë portë hyrëse për në Gadishullin e Ksamilit. Kalaja e Akropolit është një tjetër vlerë e ndërtuar në shekullin e 14, nga aty ka nje pamje te qartë të ngushticës së Korfuzit dhe kanalit të Vivarit.Liqeni i Butirintit është një pikë tepër tërheqëse e rrethuar nga zonë e pyllëzuar, male,ujë dhe këneta, ai ka një thellësi mesatare prej 14 m.Në brëndësi të parkut ka restorant të ndërtuar me dru që ofron gatime tradicionale të zonës në ambiente të freskëta për pushuesit.
Pozicioni gjeografik, kushtet klimaterike, bukuritë natyrore kaq piktoreske si dhe lashtësia që ka lënë gjurmë të thella në këtë zonë e bëjnë Butrintin të kërkuar nga syri turistik i turistit vendas dhe atij të huaj.
Discussion about this post