Qeparo, fshati i “Kapedanëve”, shtrirë mbi det

Nëse e keni vizituar Rivierën shqiptare nuk mund të mos jeni mrekulluar nga fshatrat e Himarës. Të vegjël, bregdetarë dhe që mbartin brenda tyre një botë të tërë për tu zbuluar. Në fshat veç afërsisë me detin, plazhet mahnitëse do të mund të vizitoni kala dhe manastire qindra vjeçarë. Përveç Kalase së njohur të Karosit, në Qeparo gjenden Kisha dhe Manastiri i Shën Dhimitrit si dhe Kisha e Shën Spiridhonit e vendosur mbi fshat.

 

Qeparoi ka privilegjin e të quajturit ndryshe dhe “Fshati i Kapedanëve” duke qënë se burrat e këtij fshati të arsimuar e me grada ushtarake, kanë luftuar me mish e me shpirt ndaj pushtuesve Osmane. Si fshat nuk daton me shume se 1000 vjet para. Madje për  herë të parë është përmendur në regjistrat turq të vitit 1551, por si zonë e banuar pretendohet të jetë  3000 vjecare.

 

Fshati shtrihet mbi nje kodër rreth 300 – 400 metra lartë, në këmbet e së cilës shtrihet një luginë e gjërë fantastike e mbjellë me pemë ulliri shumë vjeçarë dhe me agrume , aroma  e të  cilave të shoqëron nepër gjithë rrugën e përdredhur që të çon në bregdet. Disa nga poetet shqiptare e konsiderojne një vend të bekuar nga Perëndia.

 

Në majën e kodrës ndodhet kalaja e Karosit, e ndërtuar me nje teknike të thjeshtë me gurë të papërpunuar në dy faza që i përkasin periudhës se bronzit dhe asaj të hekurit.

 

Kodra rrethohet nga 5 mure që janë ndërtuar me gure të mëdhenj qe edhe pse pa sistem lidhes, janë vendosur me kujdes duke krijuar puthitjen e duhur.

 

Afërsia me detin dhe me zonën e përshtatshme për bujqesi e blegtori, e beri Karosin për shumë vite qendër të banuar si dhe të fortifikuar për të mbrojtur bregdetin ndaj sulmeve.

 

Plazhet e tij janë zgjedhja e duhur për të shijuar sezonin veror, ato nuk ofrojnë asgjë me pak se plazhet e tjera mahnitëse të Rivieres.

Discussion about this post

Related Posts