Pylli i Zvernecit

Ndodhet në ishullin me të njëjtin emër, pranë fshatit me të njëjtin emër, në lagunën e Nartës, komuna Qëndër e rrethit të Vlorës. Përfaqëson një pyll kryesisht me qiparisa dhe sipërfaqe rreth 7 ha. Lartësia e drurëve arin 10 – 15 m, diametri i trungjeve deri 30 – 40 cm.

Këtu ndodhet edhe manastiri i Zvërnecit i shekullit të XVIII dhe kisha e shekujve XIII – XIV, të shpallur monumente kulture. Peizazhi natyror i ishullit është shumë tërheqës. Pylli i Zvërnecit ka vlera shkencore (biologjike, historike), didaktike, turistike e fetare. Vizitohet me lehtësi duke ndjekur intinerarin: qyteti i Vlorës – pylli i Sodës – fshati Zvërnec.

Discussion about this post

Related Posts