Provoni adrenalinën e Kanioneve të Nivicës

Fshati Nivicë është pjesë e Njësisë administrative “Kurvelesh”, 30 km larg qytetit të Tepelenës.Ky fshat është kthyer në një atraksion turistik për turistët vendas dhe të huaj.

 

Kanionet e Nivicës aty ku lahen me qindra turistë të cilët provojnë adrenalinë duke u hedhur nga lartësi , e duke u zhytyr në ujin e kristaltë.Ujëvara me lartësi 220 metra është ndër më të lartat në Europë.

 

Nivicë në latinisht do të thotë “dëborë”. Bukuritë natyrore janë të pafundme. Rrëke uji të kristalta rrjedhin nga kanionet e tejdukshme dhe ura prej guri të cilat datojnë që nga koha otomane, harkohen mbi lugina të paprekura prej shekujsh.

 

Kur dielli perëndon, barinjtë kalojnë me kopetë e tyre përmes fushave dhe i çojnë ato në vathë, ku janë gati për tu mjelë. Këtu shikon njerëz që mjelin delet e dhitë si 4.000 vjet më parë.Nivica ka edhe thesare të tjera natyrore, si humnerat poshtë fshatit, kanionet dhe gropat të cilat me ardhjen e turistëve u bënë jo vetëm të njohura, por edhe të vizitueshme për ata.

 

Kanionet fillojnë sa kalon fshatin Bёnçe, duke ndjekur të kundërtën e rrjedhës së lumit ku në krah të djathtë ndodhet mali i Çoçkos me shumë shpella të vizitueshme. Në këto shpella u strehua çeta e Bilbilenjëve. Kanionin e madh e kanë krijuar lumi i Nivicës me degët e tij, si përroi i Lekdushit, i Progonatit, i Gusmarit dhe i Gjonmushit duke krijuar në qendër Guvën e Nivicës.

 

Në lashtësi kanionet kanë qenë të lidhura me ura si rrugë kalimi të fshehtë në kohë rreziku.Të vizitueshme janë monumentet si kanionet e Nivicës, kalaja e Nivicës, mulliri, banesa e Mufit Kaçubajt, parcela perimesh, pemishte, vreshta, livadhe, shtigje, një numër kafshësh unike si fajkoi egjiptian etj.

 

Aty është ngritur edhe një stacion i rritjes së shpendit Kali i Qyqes, që tashmë është kthyer në një atraksion turistik.

No Images found.

Discussion about this post

Related Posts