Porto Palermo, zbuloni kalanë, kishat dhe pasurinë e fshehur në zemër të detit.

Sapo të shfaqet para syve ky breg të duket sikur kodra po relaksohet në det, duke leshuar mbi të dy gadishuj, atë të Panormit dhe të Palermos. Në këtë gji të vogël tektonik, mbi ishull, është vendosur një nga Kalate më të njohura në Shqipëri.

 

Kalaja ndodhet mbi gadishullin e Palermos rreth 50 m larg bregut ku midis tij dhe gadishullit është krijuar rripi i ngushtë me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Kalaja ka forme trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshe.

 

Nga ana e detit, midis dy bastioneve një siperfaqë në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frengji.

 

Ajo është ndërtuar e gjitha me gure rreth 2 shekuj me parë nga Ali Pashai i Janinës, si një nga pikat e tij strategjike. Ne veprat letrare pretendohet se eshte ndërtuar si dhuratë për një nga gratë e tij Vasiliqinë dhe është bërë subjekt edhe i këngëve e valleve të Labërisë. Dikur aty ka qënë një pllake guri ku shkruhej: ”Unë Pashai i Madh, Aliu e ndërtova këtë kështjellë”.

 

Disa dokumente historike pretendojnë se kështjella u projektua nga një arkitekt Francez, mbi rrënojat e një kulle veneciane. Megjithate këto të dhëna nuk e zbehin bukurinë dhe historinë që ajo mbart në vetvete.

 

Rreth 300 metra larg kështjellës, në anë të rrugës ndodhet dhe kisha e famshme të cilën Ali Pashë Tepelena e ndërtoi personalisht për Vasiliqinë. Kjo dhuratë simbolike ishte tepër e çmuar për Ali Pashën. Kisha ndodhej jashtë bedenave dhe ajo mund të sulmohej nga armiqtë e tij.

 

Ndaj thuhet se ndertimin e saj Pashai i Janinës ia besoi një arkitekti italian, i cili e mbaroi brenda një kohe të shkurtër.

 

Një destinacion mjaft i bukur për tu vizituar është edhe Shpella e Porto Palermos, që së bashku me kalanë dhe kishat janë thesare tepër të çmuara për vijën më  të bukur bregdetare të vendit tonë.

 

Discussion about this post

Related Posts