Uji i jodizuar i Detit Adriatik, Trashëgimia Historike, Kulturore me një traditë të veçantë, me shumë ullinjë e plazhet mahnitëse dhe me lumenjë të shumtë, karakterizohet Ulqini.
Ka klimë të përshtatshme e ku bashkë me mikpritjen e Ulqinakëve e kompletojnë një vend turistik që do të duhej ta vizitonin të gjithë.
Duke u futur në qytet, të merr me vehte peisazhi antik i modernizuar që tërheqë vëmendjen e të gjithë vizitorëve dhe nuk mund të rreshtesh së fotografuari bukuritë e këtij vendi.
E kjo nuk mjafton me kaq, deti i kristaltë që mund ta shohësh në çdo cep të Ulqinit, nuk të jep hapësirë për të menduar asgjë, vetëm e shijon këtë perlë që gjendet në këtë vend.
Ulqin,i është i njohur për skenën e saj të veçantë të restoranteve dhe bareve, si dhe është shtëpia e Festivalit të Shpirtit Jugor, një festival me intime muzikore që po zhvillohet çdo vit në plazhin me rërë të qytetit.
Qytet që ngërthen me vete historinë, kulturën, traditën detin dhe mikpritjen mbetën si një panoramë që çdo herë kur flitet për Ulqinin, medoemos do e vizitosh përsëri.
Ulqini, ka një diversitet plazhesh, duke përfshirë plazhe ranore, gurore, e shkëmbore buzë pyllit të pishave, që përveç efektit mjekues të kripës së detit, kanë rërë kurative, burime të ujërave minerale sulfurike dhe baltë minerale.
Me sipërfaqen e tij ka dalje në detin Adriatik, kufizohet me lumin Buna dhe përfshinë malet e Bjeshkës së Rumisë dhe liqenin e Shasit.
Përpos detit joshës, është edhe Kalaja e Ulqinit sa i përket joshjes bashkëkohore, dhe zë një nga vendet më të rëndësishëm edhe në fushën e turizimit të huaj dhe të brendshëm jo vetëm në këtë qytet por edhe në të gjithë bregdetin Adriatik. Kalaja e qytetit ka një pamje antike, por edhe të modernizuar.
Qyteti i vjetër ka rrugët piktoreske të ngushta dhe të lakuara tipike të Mesjetës, të mbushura dendur me dy dhe trekatëshe prej guri të zbukuruara me elemente të Rilindjes dhe Barokut, dhe më në fund një sërë ndërtimesh të vlefshme nga koha otomane.
Qyteti i Vjetër i Ulqinit është një nga komplekset arkitekturore më të vjetra urbane në Detin Adriatik.
Kështjella, të cilën disa besojnë se i ngjan një anijeje të bllokuar, dhe zonat përreth kanë lulëzuar për rreth 25 shekuj.
Përmes shekujve, një shumëllojshmëri e kulturave dhe qytetërimeve u bashkuan. Qyteti i Vjetër përfaqëson një monument kulturor dhe historik me rëndësi të paçmueshme për shkak të mureve të saj ilire, kështjellës së saj, rrjetit të rrugëve, tregjeve dhe shesheve të qytetit.
U ndërtua 2.500 vjet më parë nën kushte ekonomike, ushtarake dhe kulturore krejt ndryshe nga ato të sotme. Muret e qytetit shpesh u shkatërruan në luftëra dhe po aq shpejtw u rindërtuan nga banorët për të mbajtur fortesat dhe banesat e tyre të sigurta. Duke vepruar kështu, ata gjithashtu ruanin bukurinë e këtij qyteti të lashtë.
Ulqini është qytet bregdetar i themeluar në shekullin e V p. e. re. Komuna e Ulqinit ka një sipërfaqe prej 255 km².
Popullsi shumicë e Komunës se Ulqinit janë shqiptarët, të cilët janë banorë autoktonë të Ulqinit. Përveç shqiptarëve në qytetin e Ulqinit jetojnë dhe malazezët, serbët, boshnjakët, muslimanët, romët, egjiptianët dhe komunitete të tjera më të vogla.
Shumica e popullsisë së Ulqinit i përket fesë Islame, duke u pasuar nga ortodoksët dhe katolikët.
Në Komunën e Ulqinit, gjuhë zyrtare janë gjuha malazeze dhe gjuha shqipe, të barabarta sipas Statutit.
Ulqini ka kushte të favorshme gjeografike e klimaterike për zhvillimin e sporteve ujore (kite surfing, surfing, zhytje etj.), sporteve malore (hiking, paragliding, çiklizëm malor), por edhe sporteve si futbolli, tenisi, basketbolli, peshkimi, gjuetia etj.
Falë klimës mesdhetare, Ulqini ka bujqësi të zhvilluar dhe shumë produkte që e karakterizojnë, siç janë ullinjtë, fiqtë, agrumet, e shegat.
Ulqini, është njëri ndër qytetet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut. Treva e Ulqinit deshmohet si vendbanim qe nga periudha parahistorike. Në të ndeshen gjurma të jetës dhe të vendbanimeve ilire që nga epoka e bronzit,siç janë dyshemetë e dheut,tumullat dhe sëpatat të ashtuquajtura të tipit Shkodran-Dalmatin. Në rrugëtimin e jetës urbane mbi dymijëvjeçare, janë ndërruar stinë e mote të panumërta, të shoqëruara me bukuri joshëse të ”kohëve të arta legjendare” por edhe me furtuna e rrëbeshe të kohëpaskohshme që kanë kanosur egzistencën dhe jetën e këtij qyteti.
Që në kohët e lashta e deri në fund të shekullit XIX, për shkak të pozitës së vet gjeografike, ishte në shënjestër të pushtuesve të popujve të ndryshëm. Disa qëndruan më gjatë në këtë gytet, disa më shkurt, por të gjithë edhe kanë lënë nga diçka në të. Qytet me histori të bujshme dhe traditë të shkëlqyer. I ngritur mbi shkrepa, i përngjanë anijes që është duke u hyrë në det, qyteti i vjetër që më shumë se dy mijë e gjysmë vjet sfidon valët e detit.
Askush nuk mundi ta pushtojë nga deti, edhe pse valët e detit e rrahin atë nga tri anë. Qytetin e vjetër e kanë sulmuar shumë pushtues, të cilët me të shkuar pas vehtes kanë lënë gjurmët e civilizimit të tyre. Qyteti, muret e të cilit janë të “thurura” nga gurët iliro-ciklopik, pas çdo pushtimi bëhej gjthnjë e më i pasur nga ana shpirtërore dhe kulturore, duke mos humbur asgjë nga origjinaliteti dhe papërsëritshmërija e tij.
Ju, që e shihni një herë këtë qytet, do josheni që përësi ta vizitoni duke i kaluar pushimet verore dhe jo vetëm kaq, Ulqini ofron gjëra interesante edhe jashtë sezonës së Verës, ku nëpërmjet platformës “Triptoalbania”, do ta keni më të lehtë ti njihni vendet interesante që do të duhej ti vizitoni pasatj dhe ti shihni me sytë e juaj bukuritë që ofron ky vend.
Discussion about this post