Parku Japonez, një frymëmarrje për qytetin e Korçës

Nëse vizitoni qytetin e Korçës, nuk duhet të lini kurrësesi pa vizituar një nga parqet më interesante dhe më të veçantë në llojin e tij. Bëhet fjalë për parkun Japonez, i cili i është shtuar si atraksion qytetit të Korçës rreth dy vite më parë.

Parku Japonez në Korçë, i pari i këtij lloji në Shqipëri, ka një sipërfaqe prej prej 15 mijë metër katrorë, rrëzë kodrave të qytetit duke e transformuar këtë zonë në një hapësirë të gjelbëruar. Projekti u ideua si një ambient jo vetëm çlodhës, por edhe në funksion të të pasionuarve pas kopshtarisë, për të cilët janë krijuar 27 parcela komunitare.

Elementët e dekorit të veçantë, dizenjuar në frymë orientale, kanë rigjallëruar dhe transformuar një prej zonave periferike, e pozicionuar afër kodrave të qytetit. Gjithashtu, parku Japonez është një hapësirë, e cila lidh disa institucione, Muzeun e Artit Mesjetar, një prej godinave të universitetit, Gjykatën e Shkallës së Parë dhe Prokurorinë. Gjithë këto institucione tani kanë këtë hapësirë të sistemuar. Kopshti urban është një model që prezantohet për herë të parë në Shqipëri. Janë parcela, hapësira që u janë ndarë një grupi banorësh që të punojnë tokën, të kultivojnë perime, por edhe të shoqërizohen në një lloj mënyre.

Nëse doni të çlodheni dhe të relaksoheni, apo të kaloni kohë të lirë dhe të merrni ajër të pastër, padiskutim triptoalbania.al u sugjeron të zgjidhni parkun Japonez.

Parku japonez,së bashku me muzeun e artit oriental Bratko, i shtohen listës së atraksioneve, që Korça u ofron turistëve.

Discussion about this post

Related Posts