Parku i Viroit Gjirokastër, destinacioni që po tërheq vëmendjen e turistëve

Nëse vizitoni qytetin e bukur të Gjirokastrës, një nga gjërat më interesante që mund të bëni dhe që nuk duhet ta humbisni është të vizitoni parkun e Viroit.

Ky park gjendet rreth 3 km larg qytetit të Gjirokastrës, në hyrje të këtij qyteti kur vjen nga Tepelena.

Mund të themi me bindje të plotë se është një nga zonat më të bukura të qytetit të gurtë, që shërben si një ambient çlodhës për banorët, por jo vetëm.

Mundësia e ecjes në këmbë apo me biçikletë anës liqenit, por edhe shijimi i peisazhit shumëngjyrësh, po tërheq gjithnjë e më tepër qytetarët e Gjirokastrës, por edhe turistët gjatë sezonit sezonit turistik.

E bërë së fundmi pjesë e guidave turistike, ky Monument Natyre po frekuentohet gjithnjë e më shumë si nga turistë vendas, ashtu edhe të huaj, ku këta të fundit vendosin të kalojnë dhe natën aty në kampe.

Ndërthyrja e natyrës , freskisë dhe Liqenit e bëjnë akoma më të bukur këtë park.

Të apasionuarit pas zhytjes kanë mundësi të eksplorojnë një burim, që mendohet se ka lidhje me 4 burime të tjera, Syri i Kaltër, Skotini, liqenin e Kallpaqit dhe Janinës. Çdo vit këtë liqen e eksplorojnë turistë polakë, të cilët tashmë e kanë kthyer në traditë ardhjen këtu, por edhe të tjerë të cilët zhyten tek burimi i Mëmës.

Burimi i shpellës është i gjatë rreth 6-8 metra, dhe i gjerë 3-4 metra, me një thellësi deri në 22 metra. Temperatura e ujit është e shkallës rreth 13-14 gradë. Pranë burimit gjendet një bimësi e pasur. Parku është një zonë shumë relaksuese dhe mund ta vizitoni dhe të pini një kafe apo të konsumoni drekë, ose mund të shëtitni me biçikletë rreth parkut. Shumë zhytës janë kurioz të eksplorojnë botën nënujore të Viroit. Për shkak të thellësisë të konsiderueshme, liqeni i kulluar i Viroit ofron pamje mahnitëse.

Ndryshimet e kryera në parkun e ndodhur në veri-perëndim të qytetit të gurtë, kodrat rreth tij dhe pamja piktoreske me liqenin dhe burimin e Mëmës së Viroit e bëjnë mjaft joshës këtë Monument Natyre, status të cilin e ka përfituar në vitin 1982 dhe vazhdon ta mbajë me krenari.

Discussion about this post

Related Posts