Nuk keni mundësi të udhëtoni jashtë Tiranës?

 

Nuk keni mundësi të udhëtoni jashtë Tirane Ju sjellim 5 atraksione turistike natyrore për të kaluar kohën e lirë

Triptoalbania.al kësaj here ka menduar për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të udhëtojnë jashtë Tiranës, për të gjithë ata që nuk duan të shpenzojnë shumë, për ata që kanë pak kohë të lirë si dhe për ata që janë të apasionuar pas natyrës.  Në këtë shkrim kemi bërë një përmbledhje të 5 destinacioneve natyrore të kryeqytetit të Shqipërisë, për tju lehtësuar kërkimin sesi të kaloni kohën e lirë në Tiranë dhe rrethinat e saj.

Tirana nuk është vetëm një qytet plot njerëz dhe gjallëri. Qyeti ka dhe një natyrë të bukur dhe relaksuese përreth tij. Ka detin Malin e Dajtit, i cili mund të eksplorohet me ecje në këmbë, ose me teleferiktë ofruar një pamje panoramike mbi kodrat e Tiranës. Ka parqe që mund të arrihen duke ecur, si Parku i madh pranë liqenit artificial të Tiranës, Kopshti Zoologjik dhe ai Botanik, të cilat kompozojnë së bashku, kurorën e gjelbër të qytetit, më poshtë po jua sjellim më të detajuara.

 

Mali i Dajtit- Parku Kombëtar

Parku Kombëtar i Dajtit është mali më i afërt me qytetin, vetëm 25 km në lindje të Tiranës me një lartësi prej 1611 metrash. Një udhëtim atje, është një ndër aktivitetet më të preferuara turistike në  Tiranë. Duhen 20 minuta me makinë ose autobus nga qendra e Tiranës deri te stacioni i Teleferikut. Më pas ju merrni Teleferikun për të përjetuar një aventurë të mrekullueshme.  Një udhëtim mbresëlënës dhe i këndshëm që ia vlen për pamjen që të ofron. Për 15 minuta udhëtim ju mund të ngjiteni në majën e malit nga ku do të shihni një pamje panoramike të qytetit, fshatra, pyje, bunkerë, shtëpi dhe  gjithë rrethinat.

 

Është një vend perfekt për t’u relaksuar dhe për të thithur ajër të pastër dhe larg zhurmave të Tiranës. Ju mund të shkoni në restorante, të shijoni ushqimin e shijshëm, ose të qëndroni në park të bëni një piknik me miqtë apo familjarët. Ky park është atraktiv gjatë gjithë stinëve, por kryesisht në verë, për freskine qe ofron dhe në dimër kur Mali mbulohet nga bora.

Adresa:

13 minuta nga Qendra e Tiranes tek Stacioni i Teleferikut, Linzë

Hapur

Teleferiku eshte i mbyllur vetëm të Martën (për kontroll javor)

Biletat e Teleferikut

Për një person 7 euro

Për fëmije 4 euro

Me makine private

Distanca: 40 minuta nga Tirana

 

Parku i Madh te Liqeni Artificial

Parku i madh I liqenit është një vend i pashmangshëm për t’u vizituar nga të gjithë, të rinj e të moshuar, kjo edhe për faktin se është lehtësisht i arritshëm me këmbë. Parku pranë liqenit është një nga destinacionet perfekte për t’i shpëtuar zhurmës së qytetit. Qytetarët e Tiranës vijnë këtu më shumë pasditeve apo orëve të para të pëngjesit për të ecur ose vrapuar, por edhe për një kafe apo bisedë me miqtë.

 

Përveç ecjes dhe vrapimit, vizitorët mund të marrin këtu një biçikletë personale ose familjare dhe të shijojnë një xhiro rreth liqenit. Në mes të parkut është dhe një kishë, si dhe amfiteatri ku luhen pjesë kulturore të ndryshme veçanërisht gjatë ditëve të verës. Zona ka dhe restorante të mira ku dikush mund të shijojë ushqim tradicional shqiptar dhe mesdhetar. Në parkun e madh ka diçka për të gjithë.

Adresa

Ne fund te Bulevardit ‘Deshmoret e Kombit’

Prapa Universitetit te Tiranes

 

Kopshti zoologjik i Tiranës

Kopshti zoologjik në Tiranë u krijua në 1966. Është i vetmi park zoologjik në Shqipëri dhe administrohet nga Bashkia e Tiranës. Gjendet në zonën e gjelbër të Tiranës, në krah të kopshtit botanik dhe bashkë me parkun e madh bëjnë kurorën e gjelbër të qytetit.

Mesatarisht 300 vizitorë në javë e vizitojnë kopshtin Zoologjik. Ai u mbyll për pak kohë, u restaurua dhe u hap së fundmi. Sot, kopshti zoologjik ka pak kafshë, por vizitorët shijojnë peizazhin duke ecur ose duke përdorur bicikletat familjare. Është shumë i vizituar në fundjavë, dhe vizitorët më të shumtë janë fëmijët.

Adresa:

Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë

Kopshti Zoologjik, Shetitore Lasgush Poradeci

Orari

08:00 AM-18:30 PM

Biletat:

100 leke. Për Femije 50 Lek

Kopshti botanik i Tiranës

Kopshti Botanik i Tiranës u ndërtua në vitin 1964 dhe zë një siperfaqe prej 15 hektarësh bimësi dhe gjelbërim pranë liqenit . I përfunduar në vitin 1971, kopshti ka një koleksion fito-gjeografik me vlerë kulturore dhe shkencore. Kopshti është pjesë e Universitetit të Tiranës dhe I shërben shkollave në mbarë vendin. Kopshti përdoret për qëllime edukimi, si atraksion turistik dhe konsiderohet si një parajsë e vogël e gjelbër dhe vendi më i preferuar i gjelbër në Tiranë. Pothuaj 2,000 specie dhe gene ekzotike rriten ketu . Nuk duhet ta humbisni mundësinë per ta parë këtë thesar të vogël botanik.

Adresa

Rruga Selita e Vjeter, Tiranë

Orari

8:00 AM-4:00 PM

 

Parku Rinia, kompleksi Tajvan

Parku Rinia është parku qendror publik në Tiranë. Ndërtimi i tij ka qënë pjesë e projekteve të para në kohën e mbretit Zog, kur u ndërtua dhe qendra historike që kemi sot. Por për t’u vënë në jetë ky plan duhej të kalonin disa vite. Burimet historike thonë se në nëntor 1949, u dha urdhër që për një kohë shumë të shkurtër, me punë vullnetare të pyllëzohej parku nga të rinjtë tiranas, aksion që i dha emrin që mban edhe sot “Parku Rinia”. Ky park fatmirësisht nuk është prekur, dhe kemi sot një pyll eukaliptesh, plepash e akaciesh. Ky park gjatë dyzet viteve të parë është parë si një hapësirë relativisht e lirë për të rinjtë e Tiranës, si dhe zonë e gjelbër për familjet dhe fëmijët. Parku përfshin 29 hektarë. Më vonë aty u ndërtua një kompleks kafene dhe restorante, duke e quajtur me ironi “Taiëan”. Emrin Tajvan e mori pasi atë kohë Shqipëria kishte prishur marrëdhëniet diplomatike me Kinën dhe Tajvani ishte një emër që e nervozonte Kinën. Kjo pasi Kina dhe Tajvani ishin në luftë civile që nga viti 49. Ky emër i ka mbetur sot e kësaj dite, madje kompleksi në qendër të parkut ka emrin zyrtar Tajvani.

Adresa

Parku Rinia

Qendra e  Tiranes

Bulevardi “Deshmoret e Kombit”

Discussion about this post

Related Posts