Rrezet e diellit, nuk depërtonin dot nga pishat e shumëta që ishin puthitur lartë me njëra tjetrën dhe kishin zënë rrezet, duke krijuar një freski nën hijen e tyre. Një fije rreze dielli, kishte gjetur një vrimë që të kalonte nëpër pishat e shumëta dhe kishte bërë një figurë interesante në pjesën ku shumë njerëz, kishin zgjedhur që ta kalojnë një ditë të mrekullueshme nën hijën e pishave të Shtrazës.
Pamje pejsazhore me pisha shumë të gjata, ju mund ta shihni menjëhrë sapo të arrini në Shtrazë. Hapësirë kishte për të gjithë që dëshironin të luanin e të pushonin e disa të tjerë duke pregatitur ushqimin duke bërë skarë, e ca të tjerë duke pjekur flija. Sa bukur ishte e mbuluar e gjithë pjesa me pishat tepër të gjatë që në fund u puthshin mes vete dhe nuk linin dritë të depërdonte nën pisha, vetëm rreze të vogla që e shponin pishën.
Zëra të fëmijëve ndëgjoheshin duke luajtuar, e ku ka më mirë se të mund të kaloni kohë me familje në një vend të atillë. Ky vend malor, që nga vendasit shfrytëzohet pothuajse çdo ditë, ndërsa nga vizitorë të huaj frekuntohet vetëm ditëve të vikendit. Objektivi i Triptoalbania.al, ka arritur të kap ca pushues të cilët ishin duke pjekur flija, një zjar në një cep të pjesës ku u lejonte që të dhezet zjarmi, pjeknin flija edhe për të shitur e ca pushues të huaj sapo kishin arritur aty dhe menjëhrë e porositën zonjën që ishte në moshë mesatare për t’ju pjekur atyre një fli. E sa shumë i shijonin ato edhe pse ishte ditë e nxehtë mirëpo nën hijen e pishave nuk u vërente fare.
Dhe jo vetëm flija, pjeknin misër që në gjuhën popullore i quanin kollomoqa, aroma e tyre mbetet për të dëshiruar ende. U afruam tek zonja që pjekte flija dhe na e tregoj recetën të cilën siç thonte ajo, flijen e pjekim sa hap e mbyll sytë. Receta e flijës, është shumë e lehtë dhe për ta pjekur një fli, na duhet të pregatitim brumin, i cili bëhet me ujë të vakët, me mill dhe me kripë si dhe çdo rend të saj duhet pjekur pasi t’ia vendosim burmin pastaj lyhet me mazë që është bio. Kurse për ta pjekur duhet një zjarm i fortë që vendosen saqat mbi zjarm e pasi të nxehet mirë, ia vendosim tepsisë së flisë për ta pjekur.
Ndryshe për ata të cilët duan të dijnë më shumë se çfarë mund të ketë atje përpos pishave, ka shtëpiza që mund ti rezervoni për të qëndruar tje, por ka hapësira publike për të vendosur tenda dhe për të qëndruar aty. Atje, mund të gjeni edhe restorante që kanë ushqim tradicional dhe ka hapësira të mjaftueshme për të shetitur me bicikleta e për të bërë piknik. Njejtë, do ta keni mundësinë edhe për të shijuar kafe në ca shtepiza të vogla të cilët i kishin shëndrruar në kafene nën hijen e pishave.
Strazhë, është një vendbanim në komunën e Kaçanikut, ku për rreth 30 kilometrave ju mund të arrini aty dhe rruga është e përshtatshme dhe mund të shkoni me veturë.
Discussion about this post