Në Breg të Himarës, përveç detit, ullinjve, agrumeve dhe Maleve Akrokeraune, gjendet fshati etno-folklorik

“Ballkoni i Bregut”; jo më kot e ka marrë këtë epitet Piluri, i vendosur në një lartësi prej 700 metrash nga ku shfaqet një pamje marramendase e bregdetit.

 

Një fshat i vogël i rrethuar nga një tufë lisash ku në qendër të tij ndodhet një rrap nën hijen e të cilit thuhej se uleshin burrat e gratë për të kënduar kënge tradicionale labe me orgjinë Kaonike.

Përveç këngëve polifonike, ky fshat shquhet edhe për folklorin e pasur dhe për gatimet tradicionale. Në këtë zonë mund të shijohen pjatat me të veçanta të krahinës së Laberisë të qengjit të pjekur dhe mishit të kecit. Për sa i përket gatimit të mishit, pjata tradicionale është “ksirogjaku”, një byrek që njihet si pervelak, si dhe lakrat e egra të ziera që njihen si prikalidhe.

Emri i ketij fshati u shfaq fillimisht në shek XV si pjesë e nahijes së Sopotit. Ashtu si fshatrat e tjera edhe ai është simbol i qëndresës ndaj pushtimit Osman.

Mësymjet Osmane nuk e kanë fshirë historinë antike të këtij fshati ku gjenden Objekte të cilat vërtetojnë prejardhjen e tij të lashtë.

Në fushën Vumblo pranë fshatit ndodhen Varret e Jelimeve (Nekropoli) një zonë arkeologjike me rendësi të veçantë, si dhe Kisha e Shën Nikollës si objekt mistik në mes të lisave shtatlartë.
Ky fshat krijon një ndjesi të veçantë me pozicionin gjeografik, me objekte të rralla si kisha katërqind vjeçare, apo banesat karakteristike e mikpritjen e banoreve.

Discussion about this post

Related Posts