Muzeu i Artit ne Korçë “thesari” i paçmuar

Mbetet një nga thesarët më të çmuara jo vetëm për qytetin e Korçës por për gjithë Shqipërinë. Ky është Muzeu i Artit Mesjetar i cili brenda vetes së tij mbart një pasuri fondesh prej 8000 ikonash dhe objektesh të karakterit religjioz. Eksponatet dhe fondet e pasura të tij përbëhen nga objekte historike,kulturore e artistike të periudhës mesjetare të cilat lidhen ngushtë me trashëgiminë kulturore bizantine dhe pasbizantine. Për këtë pasuri të paçmuar , Muzeu i Artit Mesjjetar mbetët një ndër atraksionet më të frekuentuara kryesisht nga turistët e huaj. Çdo ditë ky muze vizitohet   dhe turistë vendas por jo vetëm.

 

Një investim i kryer prej vitit 2016 me standarte bashkëkohore ka bërë që muzeu i Artit të jetë një ndër më të veçantit në Shqipëri. I pozicionuar përgjatë Bulevardit ‘’Fan.S.Noli “ky muze është një institucion unikal në këtë qytet ndërsa përtej saj mbetet edhe një ekspozitë vizive vlerash për këdo që e viziton por edhe vet për qytetarët e Korçës. Veçantia qëndron për numurin e madh të mjeshtërve ,autorëve të ikonave dhe larmisë së fondit të objekteve.

 

Çdokush që e ka vizituar e kupton mësë miri rëndësinë e pasurisë së tij. Plot 8000 objekte janë të ekspozuara në ambjentet e muzeut ku vetëm 6500 prej tyre janë ikona, këto të fundit janë të vendosura me një rend kronologjiktë zhvillimit të mjeshtërisë së ikonografisë në Shqipëri. Nëse futesh Brenda tij është shumë e vështirë të largohesh. Prezantimi i trashëgimisë kulturore të rikthen në gjenezën e mistikes dhe ritualeve të shenjta. E ndërtuar me fanatizëm dhe kujdes ku ngjyrat e mureve përshtaten shumë bukur me çdo objekt dhe ikonë\e duke e shndërruar në muzeun me të bukur dhe të veçantë. Jo pa qëllim cilësohet si një ndër më të veçantët që ndodhet ne vendin tonë.

 

Ikonat, objektet prej guri, koleksioni I objekteve prej metali të cmuar, druri të gdhendur , tekstili apo edhe letre janë shembuj të një pasurie e larmie verash të paçmuara çka tregon qartazi rëndësinë që mbart ky muze. Përgjatë fundjavave që lamç pas Muzeu i Artit Mesjetar ka qënë  i vizituar kryesisht nga turistë të huaj por numurin më të lartë e zënë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia. Për të gjithë vizitorët muzeu Mesjetar në Korçë ofron edhe guidë online në tre gjuhë të huaja , kjo  nëpërmjet një aplikacioni për ta bërë sa më të lehtë njohjen e tij me çdo turistë apo vizitor.

 

Çdo dhomë e ndarë sipas veçantise të lë pa fjalë me historinë e saj. Sapo ngjitesh në katin e dytë të muzeut gjendet Ballkoni i bardhe aty ku ekspozohen ikonat më të vjetra ashtu siç mësojmë se datojnë prej shekullit të XIV- të. Në këtë pjesë të fondit gjendet edhe ikona e ardhur nga Kisha e Shën Marisë si më e veçanta dhe simbolikja e fondit të pasur të muzeut.

 

Më tëj ndodhet Pavioni i Labirintit të Zi ekspozon punët e artistit të madh Onufri, “e kuqja” e famshme e të cilit shkëlqen si asnjëherë tjetër në këtë sfond të errët e misterioz. Ky labirint është një korridor që lehtëson kundrimin e posaçëm ndaj 20 ikonave të shekujve 16-18-të. Dhoma e Kuqe, në qendër të të cilit është vendosur ikonostasi i shekullit të 18-të i gdhendur me motive të apokalipsit, është nga mjediset më ndjellës e të ngrohtë të Muzeut. Fundi i udhëtimit vjen pikërisht në Dhomën e Parajasës, një ambient hyjnor i cili mban dy kryevepra të vëllezërve Zografë.

Discussion about this post

Related Posts