“Misteret” e Shpellës së Pëllumbasit ose Shpellës së zezë, pse po tërheq vëmendjen e turistëve.

“Misteret” e Shpellës së Pëllumbasit ose Shpellës së zezë, pse po tërheq vëmendjen e turistëve.

 

Eksplorimi i zonave jo shumë të njohura, sporteve në natyrë, apo aventurave të reja, ka marrë një tjetër vëmendje vitet e fundit.

 

Po ashtu edhe turizmi speleologjik është kthyer në një dukuri mjaft tërheqëse për vizitorët kuriozë të natyrës dhe historisë.

I tillë është edhe sugjerimi i Triptoalbania.al për këtë fundjavë. Bëhet fjalë për Shpellën e Pëllumbasit e cila ndodhet në periferi të Tiranës.

 

Shpella e Pëllumbasit, ose Shpella e Zezë është rreth një orë ngjitje në fshatin e Pëllumbasit, 27 km në juglindje të Tiranës. Shpella është 360 metra e thellë dhe brenda ka stalagmite dhe stalaktike fantastike si dhe lakuriq nate që fluturojnë brenda. Në shpellë është plotësisht errësirë, pasi ka vetëm një hyrje.

 

40 mijë vjet më parë shpella ishte shtëpia e hershme e arinjve. Më pas u përdor si vendbanim për njerëzit në periudhën e mesjetës. Gjatë luftrave botërore, shpella ishte vend sekret dhe përdorej nga banorët për t’u strehuar.

 

Si shkohet në Shpellën e Pëllumbasit?
Për të shkuar në Shpellën e Pëllumbasit nga Tirana, duhet të ndiqet rruga e vjetër Tiranë-Elbasan, e cila zgjat 20-25 minuta deri në fshatin Pëllumbas. Në qendër të fshatit Pëllumbas ju presin disa fëmijë që të shoqërojnë deri te shpella.

 

Është e nevojshme të merrni pajisjet e duhura mbrojtëse si dhe prozhektor ne Infopointin e Pëllumbasit. Udhëtimi me këmbë në shtegun mes malit zgjat 45-60 minuta vajtje nëse e bëni me ndalesa. Duhet të keni parasysh që hyrja në shpellë është e rrezikshme sepse brenda nuk ka ndricim dhe as tabela. Do t’ju duhen patjetër prozhektor/elektrikë sepse mund të rrezikoni të rrëzoheni nga lagështia e tepërt. Gjithë terreni është i rrëshqishëm, ndaj duhet kujdes.

 

Si udhëtim ia vlen të bëhet për pamjet që ofron lumi i Erzenit dhe zbulimi i një prej vendbanimeve më të vjetra në Tiranë.

 

 

Discussion about this post

Related Posts