Nëse dëshironi të kaloni kohë larg zhurmës dhe mbipopullimit të qyteteve, Triptoalbania, iu rekomandon të vizitoni Junikun, ku aty do të takoheni me “Mbretëreshën” e Bjeshkëve të Kosovës. Fjalën e kemi për Kanionin e Junikut, ashtu sikurse e emërtojnë vendasit.
Bjeshkët e Junikut kanë shumëçka për të treguar, nëse e vizitoni këtë destinacion do të mahniteni në çdo hap. Gjatë rrugëtimit nëpër kanion, do të shijoni jo pamjet që ju ofron ky vend por edhe natyrën e egër dhe të paprekur nga dora e njeriut. Për të arritur këtu, duhet që nga Juniku të udhëtoni rreth 10km.
Ky vend është ideal për të gjithë ju që dashuroni ecjen, çiklizmin dhe sportet ekstreme, pasi terreni është shumë i përshtatshëm për aktivitete të tilla . Mbrëmjet mund të shijohen në natyrë nëse përgatiteni të bëni kamping, vendi është i përshtatshëm për këtë gjë ndaj ju nevojitet vetëm ushqim dhe shoqëri e mirë.
Kanioni, i gjatë 100 metra me bukuri të mahnitshme, konsiderohet si “Mbretëresha” e Bjeshkëve të Junikut. Uji i kristaltë dhe i ftohtë, që buron nga Bjeshkët e Junikut, rrethuar me shpella interesante, e shndërrojnë këtë vend në një destinacion unik.
Bjeshkët e Junikut, duhet ti vizitoni pa u menduar dy herë, ju sigurojmë se do të jetë një eksperiencë nga ato për tu kujtuar gjatë.
Discussion about this post