Mali i Gjeravicës, atraksioni më i kërkuar turistik

Nëse jeni të pasionuar pas detit, ju rekomandojmë bregdetin e kristaltë shqiptar, e nëse jeni të pasionuar pas malit, mundemi sërish t’ju vijmë në ndihmë me sugjerime.  Kosova, mund të jetë zgjidhja e përshtatshme, pasi  ka klimën  ideale për të kaluar pushimet tuaja, por qoftë edhe fundjavën. Tripi, këtë herë zgjedh t’ju rekomandoj Malin e Gjeravicës, i cili konsiderohet aset i trashëgimisë natyrore dhe paraqet një hapësirë tejet atraktive për alpinistët.

Ky destinacion, mbetet një nga atraksionet turistike më të vizituara nga alpinistët vendorë, pa harruar të përmendim edhe ata të huaj. Me një lartësi mbidetare prej 2.656 m. dhe shkrepa të thepisur, njihet si Maja me e bukur e Alpeve Shqiptare. Liqenet më ujrat e kristaltë do të jenë për ju një peisazh tejet atraktiv.

Kjo maje, gjendet në perëndim të Kosovës, në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë kufirin shtetëror të komunës së Deçanit me Shqipërinë.

I përshtatshme për tu vizituar në çdo stinë të vitit, për shkak edhe të organizimeve kolektive që bëhen në drejtim të këtij destinacioni,do të keni mundësi të shijoni jo vetëm natyrën. Mos harroni, do t’ju duhet të visheni pershtatshëm me veshje  për tu ngjitur në mal.

Ajo çfarë e bënë më të veçantë Gjeravicën, janë aktivitetet sportive, si garat e ‘çmendura’ të mountain bike, por edhe garat e skijimit gjatë sezonit të dimrit, që mbahen çdo vit dhe janë tepër argëtuese, e sidomos për ju që jeni adhurues të sporteve ekstreme.

Sipas specifikave dhe karakteristikave natyrore, sidomos sipas veçorive të relievit, të shumëllojshmërisë biogjeografike, të resurseve  ujore, të diversitetit  të peisazhit dhe të motiveve të mjedisit, pa dyshim është masivi më unik i bjeshkëve në rajon.

Discussion about this post

Related Posts