Llixhat e Sarandoporit në Leskovik, ” zbulim” i Lord Bajron në vitet 1800

Llixhat e Sarandoporit, 10 km nga Leskoviku është një nga vendet që po tërheq gjithmonë e më tepër vizitorë e turistë.

 

Përveç banorëve të zonës, këto llixha kanë qenë thuajse të panjohur dhe të papromovuara ndonjëherë. Pikërisht për këtë qëllim një grup të rinjsh nga Korça dhe Tirana u organizuan për të vizituar këtë monument natyre.

 

Përveç bukurisë natyrore, këto burime termale kanë dhe mjaft vlera natyrale kurative. Por si shumë zona të tjera të vendit, infrastruktura rrugore për të mbërritur deri te llixhat e Sarandopolit është mjaft e vështirë, ndërsa përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit, shpresojnë që promovimi që po i bëhet zonës të shoqërohet edhe me investime në infrastrukturë.

 

Llixhat e Sarandoporit i ka vizituar edhe vetë Lord Bajroni, gjatë udhëtimit që ka bërë në vendin tonë në fillim të viteve 1800.

Discussion about this post

Related Posts