Nëse keni marrë pushimet por nuk keni pasur ende fatin të shkoni në bregdet, jeni me siguri duke kërkuar ide interesante për destinacione brenda Kosovës. Atëherë Triptoalbania.al, ka zgjedhur destinacionin më të përshtatshëm për ditët e nxehta të mesgushtit, ai është Liqeni i Batllavës që gjendet në territorin e komunës së Podujevës, fare pranë fshatit Orllan. Ju sigurojmë që nëse e merrni parasysh, sygjerimin e Tripit, do t’ia kaloni për mrekulli.Afër liqenit, mund të bëni plazh, te shëtitni me barkat që janë aty për ti shfrytëzuar turistët. Ju gjithashtu mund të drekoni në restaurantet buzë Liqenit, më pamje unike. Ushqimet janë nga më të ndryshmet, si ato tradicionalet, por kryesisht shërbejnë peshk të freskët të lumit.
Liqeni, është i përshtatshëm për zhvillimin e disa garave interesante, të notit dhe të peshkatarëve, që mbahet për çdo vit. Gara e peshkatarëve është mbi kapjen e peshkut më të madh, megjithatë, liqenin e shfrytëzojnë edhe ditëve të tjera per të peshkuar.Liqeni i Batllavës është i thellë maksimum 48 metra. Në këtë liqen funksionon një central për nxjerrjen e ujit. Ai ka tri nivele (në fund, në mes dhe afër sipërfaqes së ujit). Uji i cilësisë më të mirë është në nivelin e mesëm. Uji nga centrali, shkon në fabrikën që është aty pranë. FAbrika monitorohet nga KFOR-i. Aty, uji futet për pastrim, klorifikim dhe pastaj shpërndahet nëpër dy gypa. Njëri gyp shkon për në Prishtinë, (gjysma e Prishtinës furnizohet me të,) që ka kapacitet prej 1000 litra në sekondë.
Vizitoni Batllavën dhe mos harroni të na shkruani për përshtypjet tuaja.
Discussion about this post