Liqeni i Badovcit, një arratisje nga jeta e zhurmshme

Nëse dëshironi ta kaloni një ditë të mrekullueshme relaksuese, ju rekomandojmë Liqenin e Badovcit. Në mes të malit gjendet Liqeni, ku shumë prej qytetarëve e shfrytezojnë për tu larë. Liqeni i Badovcit, është një vend i unik për t’u vizituar nga të gjithë, të rinj e të moshuar. Ky destinacion, është një nga destinacionet perfekte për t’i shpëtuar zhurmës së qytetit.

Ju mund të organizoheni me miqtë tuaj. Ajo çka e bënë edhe më të veçantë këtë pjesë, është hapësira e përshtatshme për fëmijët tuaj, ata do gjejmë  hapësirë të mjaftueshme për tu argëtuar.

Gjithashtu, mund të lundroni më barkat e vogla që gjatë sezonës së verës i vendosin rreth Liqenit për ata të cilët duan të lundrojnë rreth e për rreth liqenit.

Liqeni arrihet për vetëm 5 km nga  kryeqyteti i Kosovës, Prishtina,  nga rruga kryesore për në komunën e Gjilanit.

Liqeni është një prej akumulimeve kryesore në Kosovë, për përdorimin e ujit të pijshëm dhe i cili furnizon Prishtinën dhe rrethinën e saj me ujë.

Ky “Liqen” është rezervuar artificial i cili furnizohet nga Lumi i Graçanicës dhe është një prej akumulimeve kryesore në Kosovë për përdorimin e ujit të pijshëm dhe i cili furnizon Prishtinën dhe rrethinën e saj me ujë. Në kapacitet të plotë, liqeni është 3.5 kilometra i gjatë dhe 100 metra i gjerë. Thellësia maksimale është 30 m, dhe ka vëllim total prej 26 milion metër kubik ujë.

Discussion about this post

Related Posts