Laguna e Kune-Vainit 80 vjet nga shpallja rezervat gjuetie, sot destinacion turistik

E shpallur e para zonë e mbrojtur në vend rreth 8 dekada më parë, laguna e Kune Vainit, 8 km larg Lezhës, cilësohet si një nga më interesantet dhe gjithnjë e më shumë ka tërhequr vizitorë të huaj dhe vendas, të cilët shijojnë bukurinë e saj.

Laguna Kune-Vain ka një panoramë të mrekullueshme, ka infrastrukturë të ngritur në ndihmë të vizitorëve, vlera arkeologjike dhe kulinari interesante. Sot, kjo Zonë e Mbrojtur shfrytëzohet edhe për turizëm të vëzhgimit  të shpendëve të shumtë ujor që shumohen në këtë kënetë. Në përbërje të Lagunës hyjnë mjedise detare, lagunore, ligatinore, pyje, shkurre dhe livadhe, që ndërthuren hijshëm midis tyre.

Parkun Natyror i Manaxhuar “Kune – Vain – Tale” me sipërfaqe 4393.2 ha, mbetet një atraskion dhe një surprize e bukur për turistët vendas dhe të huaj.

Ato kanë emërtim të përbashkët Kune – Vain – Tale dhe përfaqësojnë traditë, histori dhe trashëgojnë vlera të mëdha natyrore. Përsa i përket faunës, në zonë gjenden 196 lloje shpendësh migratorë dhe të perhershëm, 17 lloje molusqesh, 59 lloje krustacesh, 10 lloje amfibesh, 24 lloje reptilësh, 26 lloje peshqish,

266 lloje bimësh vaskulare, nga të cilat shumë specie janë të rrezikuara. Gjenden dhe specie endemike. Kjo është zona e parë e mbrojtur në Shqipëri, që nga viti 1940.

Ekosistemi konsiston në një sërë habitatesh (habitat detar, shkurror, ranishte, pyjor, tabane nënujore, lumore, tokë bujqësore, zona të banuara, etj.

Laguna e Kune Vainit është e pozicionuar në jugperëndim të qytetit të Shëngjinit, në perëndim të fshatrave të ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhës.

Zona e laget shtrihet në të dy anët e grykëderdhjes së Drinit të Lezhës dhe në jug vazhdon me kënetat e tokat e ulta bregdetare të Tales që ndodhen në pjesën veriore të grykëderdhjes së Matit.

Zona e Kunes është rreth 8 km larg qytetit të Lezhës dhe shumë pranë atij të Shëngjinit. Qyteti i Lezhës është rreth 70 km larg nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Zona e Vainit është paksa më afër me Tiranën, për shkak të rrugëve të reja të hapura vitet e fundit dhe të autostradës Tiranë-Shkodër, që kalon në periferi të qytetit të Lezhës. Zona është rreth 12 km larg nga Miloti (një qytet i vogël në jug të Lezhës) dhe 45 km nga qyteti i Shkodrës, më i rëndësishmi në Shqipërinë e Veriut. Në lindje, Kune Vaini kufizohet me fshatrat e Ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhës, dhe në veri-lindje me plazhin e Shëngjinit.

Laguna e Kune-Vain-Tale, shquhet për vlera të larta biodiversiteti, si rrjedhojë e larmisë së habitateve, ku përfshihen pyjet aluvionale bregdetare, dunat ranore, lagunat, deti, lumi, etj.

Për vlerat e saj të veçanta ornito-logjike, këto ligatina dhe mjediset ujore përreth janë konsideruar si “Zonë e Rëndësishme për Shpendet në Evropë”.

Shumëllojshmëria e habitateve dhe karakteristikat e tyre natyrore ose gati natyrore, kanë krijuar kushtet e duhura për specie përfaqësuese të bio-diversivitetit,

për praninë e shumtë të shpendeve të ujit me rëndësi të veçantë.

Sistemi i ligatinave shtrihet 10-15 km në drejtimin veri-jug dhe 3 km në atë lindje- perëndim.

Kufijtë e zonës së mbrojtur ekzistuese janë kufijtë e këtyre nënzonave specifike: Kufiri lindor, fillon nga pika më veriore, në mes të litoralit të Merxhanit, shkon në jug në brigjet e kënetës së Merxhanit dhe arrin në kufijtë e fermave bujqësore, duke kaluar kështu pranë kufijve të fshatit Ishull Shëngjin, duke ndërprerë pjesën fundore të Drinit të Lezhës dhe duke vazhduar më në jug me pjesën e Cekës, duke ndjekur vijën e bregut të lagunave dhe kanalin kryesor kullues, për të ndryshuar më pas drejtimin në jug-lindje drejt ish-rezervatit, kthehet drejt lindjes për jo më shumë se 200 m, dhe duke vazhduar përsëri në drejtim të jugut deri në kanalin kullues të Tales, që është dhe limiti jugor i kufijve të zonës së mbrojtur ekzistuese.

Kufijtë veri-perëndimorë dhe perëndimorë shtrihen përgjatë vijës bregdetare, ku pika ekstreme perëndimore është njëkohësisht pika perëndimore e Ishullit të Kunes (zonë e mbrojtur strikte), shkon më pas në jug drejt grykëderdhjes së Drinit për të vazhduar më tej gjatë vijës bregdetare aty ku kanali kullues i Tales derdhet në det.

Për vlerat e saj të veçanta ornito-logjike, këto ligatina dhe mjediset ujore përreth janë konsideruar si “Zonë e Rëndësishme për Shpendet në Evropë”. Shumëllojshmëria e habitateve dhe karakteristikat e tyre natyrore ose gati natyrore, kanë krijuar kushtet e duhura për specie përfaqësuese të bio-diversivitetit, për praninë e shumtë të shpendeve të ujit me rëndësi të veçantë.

 

Nr.     Emeri shqip            Emeri latin

1       Pisha e detit             Pinus pinaster

2       Rrenja                     Quercusrobur

3       Vidhi                       Ulmuspumila

4       Thanukla                Cornussanguine

5       Urthi .                    Hederahelix

6       Marina e kuqe       Tamarixparviflora

7       Dellinja e zeze      Juniperuscommunis

8       Delinja e kuqe          Juniperusoxycedrus

9       Plepi  i eger               Populustrembula

10      Shelgu i eger             Salixcaprea

11      Plepi kanadez            Populusx canadensis

12      Akacja (robinja)        Robinja pseudoacacia

13      Pisha e eger               Pinus – halepensis

14      Pisha e bute               Pinus pinea

15      Pisha e egër               Pinus halepensis

16      Verriu i  zi                 Alnusglutinosa

17      Murrizi njeberthamesh    Crategusmonogyna

18      Trandafili                  Rosa sempervirens

 

 

SPECIET    KODI

Lundërza (Lutra lutra)     LUND

Çakalli (Canis aureus)     ÇAKA

Lepuri i Egër (Lepus europacus)        LEP/EG

Dhelpra (Vulpes vulpes) DHEL

Zardafi/Kunadhja Gushëverdhë (Martes martes)    ZARDA

Shqarthi/Kunadhja Gushëbardhë (Martes foina)     SHQAR

Kryekuqe e Madhe (Anas penelope)   KRY/MAD

Kryekuqe Qafëgjelbër (Anas platyrhynohos)         KRY/QGJEL

Grilla (Anas crecca)        GRILL

Rosa e Përhime (Anas strepera) ROS/PËR

Rosa Bishtëgjelë (Anas acuta)  ROS/BGJ

Sqepluga (Anas clypeata) SQLG

Marsatorja (Anas querquedula) MARSA

Shapka e Ujit (Gallinago gallinago)    SHAP/UJ

Bajza (Fulicia atra)        BAJZ

Pëllumb i Egër (Columbia livia)        PELL/EG

Shapka (Scolopax rusticola)     SHAP

Turtulli (Stroptopelia turtur)     TURT

Shkurta (Coturnix coturnix)      SHKUR

Lauresha (Alauda arvensis)       LAUR

Pelikani Kaçurrel (Pelecanus cripus)   PEL/KAC

Kryekuqja e mjeme (Aythya fertina)   KR/MJE

Kryekuqja e vogël (Aythya nyroca)    KR/VOG

Zhytraku i madh (Mergus merganser) ZHY/MA

Karabullaku i madh (Phalacrocorax carbo)   KBULL/M

Kredharaku i madh (Podiceps cristatus)        KRE/M

Pelikani rozë (Pelecanus onocrotalus) PEL/ROZ

Çafka e përhime (Ardea cinerea)       ÇAF/PER

Karabullaku i vogël (Microcarbo pygmeus) KBULL/V

Murrcaku (Netta rufina)  MURRA

Dallëndyshja faqebardhë e detit (Chlidonias hybridus)     DALLF/DET

Aktiviteti kryesore

Shëtitje me biçikleta

Shëtitje në këmbë

Notim

Vrojtim zogjsh

Kamping

 

Peshkimi Tradicional

Dajlanet janë struktura fikse të cilat funksionojnë si pengesë dhe vendosen në kanalet e komunikimit të lagunës së Kune – Vainit me detin. Duke qënë se pjesa më e madhe e peshqeve kalon në këto kanale, ato sherbejnë si “porta” për në lagunë (dhe lagështia mes shtyllave në dajlan sherben si filtër). Peshktarët të cilët merren posaçerisht me dajlanin, i kontrollojnë ato  çdo ditë dhe mbledhin vetëm peshqit që janë mbi dimensioned e lejuara.

 

Peshqit më të rëndësishëm në lagunë

 

Ngjala (Anguilla anguilla)

Qefull i vjeshtës (chelon ramada)

Qefull veshverdhë, gasturi (chelon saliens)

Qefulli i verës (megul cephalus)

Koca (sparus aurata)

Aterina symadhe (atherina boyeri)

Burdullakët (gobio sp. and knipoëitschia sp.)

Gjuhëza e zakonshme (solea vulgaris)

Shojza (platichthys flesus)

Spalcat (diplodus sp. Dhe sarpa salpa)

Peshku lejlek (belone belone)

 

Discussion about this post

Related Posts