Kudhësi, fshati kurorë mbi Himarë

Kudhësi , si një fshat i fshehur prapa kodrave e bën zbulimin e tij edhe më tërheqës. Ai shtrihet 6 km larg Himarës dhe pasi përshkon një luginë të  bukur plot gjelberim e lule, ngjyra ngjyra të lumit të Kudhësit që zbret nga malet, ndjek një rrugë njëkalimshe për të arritur në fshat. 

Shëtit nëpër rrugicat e kalldremta ku sheh rreth e rrotull shtëpi të vogla tradicionale dhe ulesh të freskohesh në hijen e një rrapi shekullor. 

Një kishe e bukur e gjitha në të  bardhe të tërheq vëmendjen dhe kupton se dhe Kudhësi mbart në vetvete një histori. 

Nje përshkrim i shkurtër për të kuptuar qetësinë dhe relaksin që të ofron ky fshat.

Gjurmë të hershme janë gjetur në vendin e quajtur Shafkëza që tregojnë për ekzistencën e një vendbanimi të shekullit XII p.e.r.

800 banorët e këtij fshati të krishtere merren me së shumti me blegtori plr shkak të pozitës  gjeografike si dhe shijojnë benefitet e rrenjve te ullinjve. Krijimtaria nuk mungon në këtë fshat, e dëshmuar nga kënget, vallet dhe trashëgimia folklorike e përcjelle brez pas brezi.

Discussion about this post

Related Posts