Kudhësi , si një fshat i fshehur prapa kodrave e bën zbulimin e tij edhe më tërheqës. Ai shtrihet 6 km larg Himarës dhe pasi përshkon një luginë të bukur plot gjelberim e lule, ngjyra ngjyra të lumit të Kudhësit që zbret nga malet, ndjek një rrugë njëkalimshe për të arritur në fshat.
Shëtit nëpër rrugicat e kalldremta ku sheh rreth e rrotull shtëpi të vogla tradicionale dhe ulesh të freskohesh në hijen e një rrapi shekullor.
Një kishe e bukur e gjitha në të bardhe të tërheq vëmendjen dhe kupton se dhe Kudhësi mbart në vetvete një histori.
Nje përshkrim i shkurtër për të kuptuar qetësinë dhe relaksin që të ofron ky fshat.
Gjurmë të hershme janë gjetur në vendin e quajtur Shafkëza që tregojnë për ekzistencën e një vendbanimi të shekullit XII p.e.r.
800 banorët e këtij fshati të krishtere merren me së shumti me blegtori plr shkak të pozitës gjeografike si dhe shijojnë benefitet e rrenjve te ullinjve. Krijimtaria nuk mungon në këtë fshat, e dëshmuar nga kënget, vallet dhe trashëgimia folklorike e përcjelle brez pas brezi.
Discussion about this post