Ksamili, destinacioni më i kërkuar nga mijëra turistë

Prej vitesh Ksamili  i ndodhur ne jug të Shqipërisë , vetëm 13 km larg nga qyteti bregdetar i Sarandës është kthyer në destinacionin më të preferuar të turistëve vendas dhe të huaj.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Triptoalbania.al, e cila është ndalur për tju përcjellë këtë destinacion magjik, që do tju lerë pa fjalë. Kush vjen dhe kalon njëherë të vetme pushimet në këtë bregdet është e sigurt që do të kthehet ta vizitojë për të disatën herë.

Ksamili përbën një nga pasuritë më të mëdha dhe më të pasura të vendit tonë, si natyrore ashtu edhe arkeologjike. Me bindje të plotë mund të konsiderohet si një nga perlat e natyrës shqiptare, me plazhe të pastër e të virgjër me vijë bregdetare të larmishme me gjire, kepa, ishuj e shkëmbinj interesante, me monumente kulture, me Butrintin dhe Sarandën afër, fare pranë ishullit tëKorfuzit dhe rrugës detare nga Greqia në Itali, pra nje pikë e rëndësishme që pret dorën e investitorëve, interesimin nga shteti si dhe vetë banorët e tij për ta mbrojtur e për të kërkuar dhe pritur pastaj zhvillimin e një turizmi elitar.

Ksamili ofron jo vetëm peisazhe të cmuara natyrore, por edhe vlera të mëdha  arkeologjike dhe historike, e kjo lidhet me qytetin antik te Butrintit, megjithatë te Butrinti do të ndalemi në një tjetër artikull të Triptoalbania.al.

Pozicioni gjeografik, kushtet klimaterike, bukuritë natyrore kaq piktoreske si dhe lashtësia që ka lënë gjurmë të thella në këtë zonë e bëjnë Ksamilin të kërkuar nga syri turistik.

Ky sezon veror e gjeti Ksamilin si vendin më të preferuar , ku hotelet tashmë janë të gjithë të rezervuar nga pushues të cilët zgjedhin për më shumë se një javë që të qëndrojnë.

Pasditja e çdo pushuesi është pranë bregdetit duke shijuar muzikë live, duke darkuar,  ku produktet e  detit janë kryefjala e çdo tavoline, apo duke shijuar një shëtitje në pedonalet e tejmbushura .

Aparatamentet apo guest house janë e vetmja mundësi që mund tju ofrohet në këto ditë vere.

Nëse pas këtij shkrimi ju mendoni që pushimet e ardhshme ti kaloni në Ksamil atëherë ne ju këshillojmë që prenotimet ti nisni sa më herët. Pushime të mbara!

Discussion about this post

Related Posts