Kostumi i Rallë i Krahinës së Lunxhërisë që ka Shëtitur Botën, Qëndisur me fije Argjëndi

Çdo kostum popullor përfqason një trevë të caktuar ,historinë dhe vlerat e zonës , por kostumi që do ju sjellë Triptoalbania.al është padyshim një ndër më të bukurit në vendin tonë.

Një nga vlerat më të rralla të etnografisë shqiptare, që ka arritur të mbërrijë deri në ditët tona në pamjen e saj më origjinale, është pa dyshim kostumi i vajzave dhe nuseve të Lunxhërisë.

Vendasit e quajnë këtë veshje të rrallë “lunxhe”, që do të thotë se i përket tërësisht kësaj krahine që ndodhet në shpatet e malit të Lunxhërisë, përballë qytetit të Gjirokastrës dhe që në gjirin e saj mban si relike të lashtësisë qytetin antik të Antigonesë.

Kostumi lunxhot, kryeveshja lunxhe, i përdorur që në kohët antike, është i pakrahasuar në moshë dhe dallohet për origjinalitet dhe freski, kompleks në tiparet e tij të përgjithshme e pjesët përbërëse.Vajzat e nuset e bukura të Lunxhit të veshura më këtë kostum përfaqësues me emër në gjithë Shqipërinë, mburrje dhe krenari e veshjeve të mbrekullueshme tradicionale shqiptare edhe në botë, shfaqin bukuritë e natyrës e stolitë e shpirtit lunxhot qëndisur me fije argjëndi, pulla e sumbulla.
Në të gjitha pjesët kryesore përbërëse të këtij kostumi tradicional lunxhiot, të prerë, qepur dhe qëndisur para më shumë se 100 vjetësh, në pjesët e përparme, në kësulën që vendoset në kokë më xhufka dhe pesë rrathë floriri, në gjerdanin me tri radhë floriri që vendoset në pjesën e gjoksit, në çengelet që vendosen në formë brezi përreth belit, në mëngoret dhe pjesët e tjera, të qëndisurat me ngjyra e motive të ndryshme, rrëfejnë gjurmët e një arti të mahnitshëm.

Veshja lunxhote është nga vlerat më të rralla të etnografisë shqiptare, unike, e larmishme, tërheqëse e befasuese që në vështrimin e parë, e vlerësuar nga udhëtarë e studiues të botës që kanë vizituar Lunxhërinë. Jo vetëm lunxhotët, por të gjithë shqiptarët janë krenarë për kostumin lunxhotë që ka shëtitur botën.

Discussion about this post

Related Posts