Keni shpirt aventure? Provoni eksperiencën unike të fluturimit me zip line

Dëshironi ti shtoni adrenalinë fundjavës tuaj dhe keni shpirtin e aventurës? Atëherë Triptoalbania.al ka menduar për ju, duke u sugjeruar një nga sportet më interesante të aventurës në Shqipëri. Bëhet fjalë për zip line, e cila është e para e këtij lloji në Shqipëri.

Për të gjithë ata që pëlqejnë sportin e aventurës, zipline është vendi ideal ku mund të përjetoni adrenalinën e vërtetë, mund të prekni nga afër ajërin e pastër, natyrën e mrekullueshme, e mbi të gjitha të përjetoni një eksperiencë unike.

Zipline Albania në fakt është e para zipline në Shqipëri dhe më e madhja në rajon.

Renditet mes 10 zip line-t më të mëdha në Europë dhe është zipline më i gjatë në Ballkan.

Duke provuar zip line ju do të përjetoni në fakt, kombinim unik të panoramës,  kalaja e Petrelës, gjelberimin e mrekullueshëm dhe fluturimin mbi lumin Erzen.

Në fakt të gjithë mund të bëjnë pyetjen se sa e sigurt është zip line?

Për ndërtimin e zip linë Albania duke qenë se është një investim i kohëve të fundit, çdo gjë është bërë sipas teknologjisë së avancuar dhe e testuar për të garantuar jetën e gjithë secilit.

Si mund të shkoni për të provuar këtë aventurë?

Zip line Albania ndodhet në rrugën që të çon në Petrelë, sapo kaloni rrethrrotullimin e tegut, futeni në rrugën dytësore, apo siç njihet ndryshe si rruga e vjetër e kërrabës. Eshtë lehtësisht e gjetshme për të gjithë për shkak të lokacionit, buzë rrugës.

Nëse nuk e keni provuar ende si eksperiencë, ne ju sugjerojmë most ë humbisni më kohë, porovoni aventurën e vërtetë të fluturimit dhe adrenalinën e papërsëritshme!

Se harrova tju thoja, në përfundim të kësaj experience unike, padiskutim do të keni edhe fotot më interesante që do tjua kujtojnë gjithmonë këtë aventurë të bukur.

 

Discussion about this post

Related Posts