Roni dhe Ema, nuk po i ndjejnë fare temperaturat e larta të ditëve të Prishtinës. Ata, së bashku po freskohen në pishinën e tyre që gjendet në mes te malit pa i shqetësuar askush. Ata të dy, kanë edhe plotë shokë dhe shoqe të tjera, të cilat mbajnë emra njerëzish, e që në të vërtetë, ata janë arinjë që i relaksojnë të gjithë vizitorët në Pyllin e Prishtinës.Janë të dashur dhe tepër të përkëdhelur, shpeshë herë vizitorëve iu ngenë dorën duke i përshëndetur sikur të ishin qenie njerëzore.Ky pyll, i cili quhet Pylli i Arinjëve, është qendër strehimore për arinjtë e shpëtuar si nga Kosova ashtu dhe nga Shqipëria, e së fundmi është bërë destincioni më i vizituar nga turistë vendorë dhe të huaj.
Pylli i Arinjëve, gjendet në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës, vetem 2.7 km larg liqenit të Badovcit. Tashmë, mundësia më atraktive për tu ngjitur në Pyllin e Arinjëve, është minibusi elektronik, ku përpos që do t’ju çoj në dëstinacion, ju jep një përvojë të veçantë, mundesinë për të shijuar natytën e bukur përreth Liqenit të Badovcit deri sa të arrini në cak.
Strehimorja “PYLLI I ARINJVE” Prishtina, vendi ku janë strehuar të gjithë arinjtë të cilët për vite të tëra kanë qenë të shpërdarë në gjithë Kosovën. Këta arinjë janë mbajtur nëpër kafaze të vogla në restorante të ndryshme për tërheqjen e vizitorëve. Tek PYLLI I ARINJVE Prishtina, hyrja është me pagesë dhe të gjitha të ardhurat destinohen për sigurimin e kushteve dhe ushqimin e arinjve.
Discussion about this post