Kallmi, oazi i qetësisë, plazhi i dëshiruar nga të gjithë

Bregdeti i Durrësit, mbart në vetvete, një ndër plazhet më të bukura, atë të Kallmit. Pak kilometra nga qendra e Durrësit, pasi përshkon zonën e Currilave, mes një terreni kodrinor, ndodhet i vetmi plazh shkëmbor në Durrës, ai i Kallmit. Dikur një zonë e izoluar ushtarake vetëm 3 kilometra nga qendra e Durrësit, sot plazhi i Kallmit frekuentohet nga shumë pushues e vizitorë.

I vendosur në pjesën perëndimore të qytetit bregdetar, përtej zonës së Currilave, Kallmi është ndër të vetmet plazhe në këtë qytet që ka mundur ti shpëtojë dorës shkatërruese të njeriut, duke ruajtur ende të pa prekur disa zona të këtij bregdeti i cili ndërthur plazhin ranor me atë shkëmbor.

Uji i kristaltë i detit, kodrat e gjelbëruara, në këtë pjesë të qytetit bregdetar janë së bashku si në asnjë vend tjetër. Dëshira për të pushuar në zona të paprekura, po kthehet në nevojë, ndaj dhe Kallmi është plazhi që ëndërrojnë të gjithë.

Ata të cilët e frekuentojne më së shumti këtë plazh, janë qytetarët autoktonë durrsakë, të cilet ja dinë vlerat që mbart në vetvete ky plazh.

Por edhe pse një ndër plazhet më të bukur në Durrës, për të shkuar në Kallm, nuk është e lehtë, rruga që të ҫon atje, është një sfidë për ҫdo drejtues automjeti, gjë e cila e vështirëson udhëtimin në këtë zonë të bregdetit Adriatik.

Një plazh thuajse i virgjër, me shumë gjire, mes detit dhe kodrave, Kallmi është plazhi ku distancimi aq shumë i rekomanduar, gjatë kësaj kohe është i mundur.

Durrësi ka një ndeër vijat më të gjata bregdëtare në vend, ndërkohë që peshën më të madhe të pushuesve e mban plazhi i madh i qytetit. Prej vitesh plazhi i Kallmit, renditet ndër plazhet e preferuara për pushuesit, për shkak të qetësisë, pastërtisë dhe gjelbërimit të kodrave përreth.

Discussion about this post

Related Posts