Prizreni, përpos bukurive natyrore që i posedon, ka edhe historinë e saj, që gjithkujt ia ngjallë kurreshtjen për ta vizituar, ku çdo cep i këtij vendi ngërthenë në vete historinë e saj të harmonizuar me bukuritë që të knaqen sytë duke i parë. Ne jemi msuar që në Prizrenin e bukur ta vizitojmë dhe të flasim gjithmonë për Kalanë e Prizrenit, duke i lënë disa të tjera që kanë historinë e tyre.
Këtë herë, do të shkruajmë për Kalanë e Vashës, që ndryshe quhet edhe Kalaja e Çikës, ka të atillë që e quajnë edhe Kalaja e Cucës, ka legjenda të ndryshme. Kjo Kala, ka shumë histori dhe ruan shumë misticizëm në vete. Ekzistojnë disa gojëdhëna rreth Kalasë, kurse ajo që intrigon më shumë, është se të gjitha ato flasin për fatin e një vashe. Gojëdhëna e parë, thotë se në këtë kala ka pasur çezme me ujë të butë, dhe ai ujë thuhet se nga mosha 14-vjeçare vajzat i zbukuronte tej mase. Vajzat e reja, të cilat pastaj me bukurinë e rrallë i martonin kryesisht me familje fisnike apo udhëheqës ushtarakë të kohës. Quhej Kalaja e Vashës, ngase aty kishte vetëm vasha dhe asnjë mashkull nuk bënte shërbim. Vizitorë të shumtë, mahniten me bukurinë e Kalasë së vjetër, që mund të shihet pothuajse nga secila pjesë e qytetit.
Kalaja e Vashave, është fortesa e parë në mesin e tri fortesave në pjesën lindore të qytetit. Gjendet në hyrjen e ngushtë të grykës së Lumbardhit. Gërmadhat e mureve të fortesës të quajtur “Qytet mbi grykë” mund të shihen si nga rruga, ashtu edhe nga Kalaja e Prizrenit. Gjatë periudhave të ndryshme të sundimit, kalaja ndërronte emra, ndërsa sot njihet si Kalaja e Vashave. Supozohet se Kalaja e Vashës, së fundmi është ndërtuar në vitin 1214 mbi fortifikatën e rrënuar, që në shënimet e mëhershme figuron si fortifikatë antike me katër kulla, të cilat shërbenin për kontrollimin dhe ruajtjen e rrugës që kalonte nëpër këtë nyjë malore.
Kjo, Kala është e ngritur mbi një majë të thepisur në anën e majtë të rrjedhës së Lumëbardhit, ku ekzistonte një vendbanim shumë i lashtë parahistorik. Kalaja e Vashës, shtrihet në një sipërfaqe prej 75 metrash katrorë dhe e ka bazën katërkëndëshe me mure të trasha mbi 2 metra të ndërtuara prej guri e llaqi gëlqeror në një lartësi mbidetare prej 650 metrash. Në kohërat e lashta Kalaja e Vashës, ka shërbyer si hyrje për në Kalanë e Vjetër të qytetit, ndërsa ishte e furnizuar me ujë dhe kishte kushte të përshtatshme banimi. Kalanë nëpër kohëra e kanë përdorur edhe romakët, bizantinët e të tjerët.
Discussion about this post