- Liqeni i Shkodrës dhe jeta e egër ka qënë në objektivin e 17 fotografëve të apasionuar nga e gjithë bota, pjesë e Wild Europe. Me mjete lundruese ato kanë eksploruar anë e kënd liqenin me të madh në ballkan duke u impresionuar nga biodiversiteti aty. Jetmir Troshani djali nga Shkodra, i cili jeton në SHBA por që në çdo kohë kthehet në Shkodër së bashku me aparatin e tij fotografik, ka qënë nismëtari i kësaj aventure mbreslënëse.
Shkrepje të panumërta më qëllim evidentimin dhe krijimin e një fondi unik që deri tani i ka munguar të jetës së eger në vendin tonë u realizuan brënda një dite. Por eksperienca bëri jehonë dhe liqeni i Shkodrës u bë objekt promovimi turistik.
Nenad Mihajlovic: Kam bërë një rruge të gjatë nga Serbia, rreth 10 orë por jam shumë i kënaqur që jam këtu. Është i gjithë liqeni i veçantë, ka shumë zogj të rrallë, natyra është e bukur, Shkodra po ashtu.
Stefan Schlegl: Unë jam nga Berlini dhe erdha këtu me dëshirë sepse Jetmiri më ftoi. Është hera e parë dhe biodiversiteti këtu është shumë i rrallë. Përshembull, Pelikani Kaçurrel që ne fotografuam, është shumë i rrallë në të gjithë Europën por ju keni shumë. Kam bërë më shumë se 2000 foto sot.
Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 270 lloje shpendësh. Këto shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës të Shqipërisë. Shumë prej tyre nuk i shpëtuan shkrepjeve mbreslënese të grupit të veçantë të fotografëve “Wild Europe”.
Lentet e fotofrafëve bëjnë të dukshme një botë të fshehur dhe tejet interesante që syri i zakonshëm zor ti shquaj, por kur i sheh në ekran kupton se udhëtimi i tyre ia ka vlejtur, së pasioni nxjerr thesare nga skutat e padukshme dhe ne me këto thesare jemi të pasur.
Fotografët e natyrës u dashuruan më shikim të parë më Shirokën dhe liqenin e Shkodrës, ndërsa premtuan ti japin zë këtij eksporimi dhe herën tjeter të kthehen më të shumtë në numër dhe të qëndrojnë më gjatë në qytetin që bën përvete cilindo.
Discussion about this post