Ishulli i Sardës

Një nga vendet më interesante për t’u vizituar jo vetëm për historinë, por edhe për natyrën tejet tërheqëse, është Ishulli i Shurdhahut, i njohur dhe si Sarda në histori!

Pas krijimit të hidrocentralit të Vaut të Dejës, u krijua një liqen artificial që ktheu kodrën në të cilën ndodhen rrënojat e qytetit mesjetar të Sardës në një ishull. Ndaj  nëse jeni duke lundruar mbi lumin Drin, rreth 15 km larg nga Vau i Dejës, do të ndesheni me Ishullin e Shurdhahut.

Në total gjatësia e ishullit nga njëri skaj në tjetrin është 393 metra, tek sa kodra kap lartësinë e 130 metrave. Ishulli arrihet lehtësisht dhe nga fshati Rragam, që ndodhet vetëm 6 kilometra larg. Peizazhet e liqenit artificial si dhe kodrat e shumta përreth, e bëjnë këtë ishull një atraksion jo vetëm historik e kulturor, por edhe natyror që nuk duhet humbur.

Te dhenat e para  historike për krijimin e një qendre të banuar këtu vijnë që nga shekulli i shtatë apo tetë, falë prezencës së nekropolit në zonën e jashtme të qytetit, si dhe rrënojave të një kalaje romake.

Sot në ishull mund të admirohen rrënojat e qytetit mesjetar që dikur njihej me emrin e Sardës, sot si Ishulli i Shurdhahut (apo edhe Kalaja e Shurdhahut). Aty bashkohen kulturat e ndryshme të Malësisë, mirditës apo Zadrimës dhe është një vend ekspolirimi mjaft interesant për antropologët.

Sarda ka patur dhe një numër mjaft të madh kishash, ndikuar dhe nga fakti që për disa shekuj ka qenë dhe qendër peshkopale . Një ndër objektet më të dallueshëm në ishull është katedralja e dikurshme e Sardës, e cila është lehtësisht e vizitueshme edhe sot.

Një nga figurat më të rëndësishme historike të kohës së Skëndërbeut, Lekë Dukagjini, lidhet me historinë e Sardës, duke qenë se Sarda ka shërbyer dhe si rezidencë e tij. Vetë familja e Dukagjinëve ka mbajtur drejtimin e qytetit deri në momentin kur u pushtua nga Perandoria Osmane, megjithatë nuk është e sigurt nëse vetë Leka ka qënë ndonjëhërë aty.

Sarda, e njohur ndryshe si ishulli i Shurdhahut është një nga vendet më të bukura që ka Shqipëria dhe një ndër destinacionet më atraktive. Për të shkuar aty duhet varkë e cila mundesohet nga operatorët turistik të cilët operojnë në liqenin e Vaut të Dejës.

Discussion about this post

Related Posts