Hamami i Vushtrrisë, i hershëm sa vet qyteti

Nëse do ta vizitoni qytetin antik të Vushtrrisë,  nuk do t’i anshkaloni monumentet identifikuese të këtij qyteti. Një ndër to, është Hamami i vjetër me një strukturë të veçantë arkitekturore. Hamami, ndodhet vetëm disa metra larg qendrës së qytetit, pranë objektit të komunës së Vushtrrisë. Kur flasim për Hamam, menjëherë dëshirojmë të dijmë më shumë rreth tij, se si ka funksionuar në kohë kur u përdorte si banjo publike dhe aq më shumë të dihet rreth historkiut të saj.

Hamami i Vushtrrisë është ndërtuar nga Gazi Ali Beu në fund të shek.XIV dhe fillim të shek.XV. Objekti sanitar publik kishte funksion banjoje i cili ishte në shërbim për te dy gjinitë. Ky monument paraqet një objekt kompleks teknik për sa i përket zgjidhjes hidraulike dhe termoteknike. Hamami i Vushtrrisë i takon tipit te Hamameve “ Tek” dhe përmban sallën e madhe në hyrje me shatërvanin nga guri në mes, sallën e dytë (pjesa e vakët dhe nyja sanitare, dhe dy kthina për larje përballë njëra-tjetrës. Në këto hapësira gjendeshin dy vaska guri me ujë të ngrohtë që vinte nga depoja e ujit. Skema e banjës e këtij Hamami është e ngjashme me Hamamin në Pejë – seksionin e grave. Duket qartë që hamami u ndërtua në dy periudha. Hyrja e ndërtuar nga gurët poroz vullkanik- gurë shtufi është ndërtuar në shek. XVII.

 

Ndonëse  është një prej objekteve më të vjetra të qytetit, Hamami nuk është i hapur për ata që duan ta vizitojnë nga brenda. Mirëpo, deri në ditën kur ky monument do të jetë i aksesueshëm, vizitorët të jenë indiferent ndaj  arkitekturës tejet të veçantë që ky monument nga jashtë.

Gazetare: Flonja Haxhaj

Discussion about this post

Related Posts