Arkeologë shqiptarë dhe zviceranë kanë zbuluar gjurmë të një muri 2400 vjeçar në qytezën antike të Orikut, një qendër e rëndësishme në atë periudhë që ndër të tjera ka shërbyer edhe si port kryesor për rajonin e Vlorës.
Gjatë gërmimeve u ndeshën gjurmë të murit që përkon me shekujt IV- III para Krishtit, apo të periudhave të mëvonshme të Justinianit.
Ndërtimi i jashtëm i murit vazhdon me tre radhë dhe vende- vende paraqitet i dëmtuar. Qeramika e pasur, ku dominojnë amforat, një pjesë e të cilave u zbuluan në gërmimet e një viti më parë, krijon mundësi për një perceptim më të gjerë e të plotë të përcaktimit të hershmërisë së qytetit antik të Orikut.
Parku arkeologjik I Orikut gjendet Brenda bazës së famshme detare të Pashalimanit dhe për ta vizituar duhet edhe një konfirmim I ministrisë së Mbrojtjes.
Discussion about this post