Gjiri i Lalëzit, një nga plazhet më të frekuentuara që nuk duhet humbur as këtë sezon turistik

Rreth 30 km në veri të Durrësit dhe 25 kilometra nga kryeqyteti i Tiranës, pas pemëve të larta dhe këngës së gjinkallave fshihet Plazhi i Gjirit të Lalzit. Ky plazh mund të konsiderohet pa frikë si një nga plazhet me standartet më të larta të gjithë bregdetit Adriatik në Shqipëri.

Plazhi që shtrihet nga Shën Pjetri deri në drejtim të Hamalles dhe Rrushkullit, ofron një det fantastik dhe rërë të artë, me një peizazh ku brezi i pemëve fsheh bukur të gjitha ndërtimet e tjera, e cila e bën këtë vend të përshtatshëm për ata që duan të relaksohen me detin.

Ndërtimi i disa rezidencave luksoze apo resorteve aty pranë ka bërë që të garantohen të gjitha shërbimet cilësore për të cilat një plazh ka nevojë. Baret dhe restorantet cilësore popullohen përgjatë gjithë vitit, ndërkohë që të shumtë janë ata që anës detit zgjedhin të luajnë volejboll, beach volley, apo të praktikojnë sporte të tjera falë dhe faciliteteve të krijuara.

Në zonën e Gjirit të Lalzit gjithashtu, gjendet edhe “Parku Kombëtar i Rrushkullit” në të cilin ndodhen 380 ha me pyje mjaft tërheqëse. Kjo vijë bregdetare e gjendet relativisht larg zonave urbane dhe është injë destinacion ideal për ata që pëlqejnë peshkimin apo lundrimin.

Plazhi i Gjirit të Lalzit është lehtësisht i vizitueshëm nga të gjithë dhe është një nga plazhet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar të Adriatikut.  Ndërsa kulmi i frekuentimit është në fundjavë e sidomos ditën e dielë, ku edhe fluksi i automjeteve është i papërballueshëm edhe për policinë rrugore. Madje për të gjithë lexuesit e TriptoAlbania.al do këshilloja që nëse vendosin ta frekuentojnë këtë plazh, të nisen shumë herët në mëngjes dhe nëse duan ta shfrytëzojnë në maksimum, të largohen në mbremje, në këtë mënyrë dho shmangin edhe trafikun e rënduar që krijohet gjatë rrugës për në këtë plazh.

Ndërsa largohesh nga plazhi, muzgu që bie mbi kodrat e gjelbërta përreth dhe aroma e këndshme që ndihet ngado, perëndimi magjik i diellit , të bën të thurrësh shpejt planin e radhës se kur do e vizitosh sërish këtë vend. Një destinacion që nuk duhet humbur dhe nuk duhet lënë pa vizituar.

Në kthim, ndalesa në dyqanet e shumta të akulloreve është kthyer në një ritual të pashmangshëm për të gjithë ata që  duan të freskohen plot shije.

Discussion about this post

Related Posts