Gjakova me natyrë piktoreske dhe jetë t’natës argëtuese për vizitorë

Nëse dëshironi që të kaloni një fundjavë të mrekullueshme me natyrë piktoreske dhe me jetë nate që nuk do ta harronit ndonjëherë, atëherë ju rekomandojmë qytetin e Gjakovës. Pa diskutim, mali në këto ditë me temperatura të larta, është zgjedhje ideale për të ndjerë freskinë. Meqë Kosova, njihet për nga pasuria natyrore që ka, sot, kemi vendosur t’ju sugjerojmë në  destinacionin e rradhës, për një zonë që njihet si Kodra e Çabratit që gjendet në qytetin e Gjakovës, vetëm 10km larg nga qendra.

Rruga është e asfaltuar dhe është në gjendje të mirë, ju mund të udhëtoni me veturë pa problem.Përpos freskisë që të jep klima në këtë kodër, ju mund të aksesoni aty pranë një pishinë (private) të përshtatshëm për fëmijët. Si mundësi e mirë për freskim dhe argëtim me muzikë e pije të ndryshme, kjo pishinë është atraktive edhe për shkak të pozicionit që ka, mund të shihet si në pëllëmbë të dorës i tërë qyteti i Gjakovës, që shtrihet rrëzë kodrës së Çabratit.

Gjakova, ofron mundësi të mira edhe për adhuruesit e ecjes malore. Janë disa pika jo larg qytetit dhe jo larg kësaj kodre, të cilat mund të shfrytëzohen për të kaluar një ditë me plotë aktivitete. Nëse vendosni të shkoni në Gjakovë, destinacion tjetër që ju rekomandojmë përpos Çabratit, janë Bjeshkët e Nemura dhe “maja e Kunorës” në bjeshkët e Pashtrikut. Këto janë vetëm dy nga pikat e larta ku mund të bëhet ecje ditore me shumë lehtësi. Pikë tjetër tejet atraktive është edhe Suka e Cermianit, gjatë ngjitjes ju fshaqet  tejet piktoresk të liqeni i Radoniqit.

Po ashtu atraksion në vete ofron edhe parku i Shkugëzes, e cila pos ecjes rekreative është një mundësi e mirë për të kaluar disa ose në restorantet e shumta mes pishave që gjenden në këtë park. Pra, për të gjithë ata që netëve të verës preferojnë qetësinë, parku i Shkugëzit është vendi ideal.  Me shoqëri të mirë, të mbledhur rreth zjarrit e me muzikë të përzgjedhur ju mund të provoni ushqimin e restoranteve të zonës. Të gjitha destinacionet e sugjeruara nga triptoalbania.al janë afër njëra tjetrës dhe  mund ti vizitoni edhe gjatë një dite qëndrimi.

Përpos natyrës, në Gjakovë keni mundësinë ta shijoni edhe jetën e natës,  argëtimi është një histori në vete në qytetin e Gjakovës. Në Gjakovë nuk mungojnë as restaurantet që ofrojnë ushqime tradicionale, e të cilat e bëjnë Gjakovën të dallueshme nga qytetet tjera. Mikpritja, zgjidhjet e shumta për shëtitje dhe argëtim, ambientet e ngrohta, çmimet e arsyeshme, janë vetëm disa nga arsyet që e bëjnë Gjakovën një qytet ideal për të kaluar disa ditë të bukura gjatë verës. Prandaj edhe me të drejtë jo pak njerëz e zgjedhin këtë qytet, i cili çdo ditë e më tepër po i rritë kapacitetet dhe mundësitë që në të ardhmen të jetë edhe më atraktiv për vizitorët.

Gazetar: Artan Haraqia

 

Discussion about this post

Related Posts